Kërko

Vatican News
Martiri della Chiesa albanese martiret shqiptare Martiri della Chiesa albanese martiret shqiptare 

I Lumi Atë Serafin Koda ofm, në përvjetorin e vdekjes

I lumi Atë Serafin Koda, u dallua në të thjeshtësia, përvujtëria dhe varfëria e Shën Françeskut të Asizit. U arrestua dhe u burgos në Lezhë më 13.10.1946 në kuvendin e kthyer në spital. Pa gjyq dhe pa dënim, vdiq për shkak të torturave në Lezhë më 11.05.1947.

R.SH. - Vatikan

Kalendari kishtar, më 11 maj, pёrkujton tё Lumin Atё Serafin Koda, ofm, përvjetorin e vdekjes, për shkak të torturave pësuar nga regjimi komunist.

I lumi Át Serafin Koda, lindi në Janjevë të Kosovës më 25.04.1893. U shugurua meshtar më 30.06.1915. Qe famullitar në Rajë-Mertur, Bizë, Shalë, Prekal, Bushkash, Dushman, Vukël e Lezhë. Ishte Definitor dhe Ekonom Provincial. 

U dallua në të thjeshtësia, përvujtëria dhe varfëria e Shën Françeskut të Asizit. Sa qe famullitar organizoi shumë mirë bashkësinë famullitare. Pati një devocion të veçantë për Eukarestinë, Mundimet e Krishtit, Zojën e Bekuar dhe Shna Ndoun. U arrestua dhe u burgos në Lezhë më 13.10.1946 në kuvendin e kthyer në spital. Pa gjyq dhe pa dënim, vdiq për shkak të torturave në Lezhë më 11.05.1947. Trupi i tij pushon në Kishën e Fretërve Minorë të Lezhës.

Të dhënat janë dërguar në redaksinë tonë nga françeskani shqiptar Atë Vitor Demaj ofm

11 maj 2019, 18:52