Plovdiv - basilika ipeshkvnore Plovdiv - basilika ipeshkvnore 

Plovdiv dhe Rakovski

Plovdiv është qyteti i dytë më i madh dhe më i rëndësishëm në Bullgari. Rakovski ndodhet në rrethin e Plovdivit.

R.SH. - Vatikan

Me 365.000 banorë, Plovdiv është qyteti i dytë më i madh dhe më i rëndësishëm në Bullgari, në jug të vendit, në brigjet e lumit Maritsa. Është qendër e rëndësishme industriale, tregtare, shkencore dhe kulturore në gjithë rajonin e Ballkanit. Kryeqytet historik i Trakës, është një nga qytetet më të vjetra në Evropë, bashkëkohës i Trojës dhe Mikenës dhe më i vjetër se Roma, Athina dhe Konstandinopoja. Zhvillimi i qytetit lidhet me Filipin e Maqedonisë dhe, në kohët romake, me Trajanin dhe Mark Aureliusin. Pushtohet më pas, nga bizantinët, rusët dhe bullgarët. Historia e lashtë e qytetit shihet në arkitekturën e tij dhe në monumentet me vlerë të madhe që kanë arritur deri në ditët tona: Stadiumin imponues Romak, Teatri i lashtë, Odeoni, mozaikët madhështorë me ngjyra, ujësjellësi, muret e kalasë dhe mbetjet e vendbanimeve trake. Gjithashtu, qyteti është i njohur jashtë vendit për Panairin Ndërkombëtar, në pranverë dhe në vjeshtë - një nga ekspozitat më të mëdha dhe më prestigjioze në Bullgari dhe në mbarë Evropën Lindore.

Rakovski (28.000 banorë) ndodhet në rrethin e Plovdivit. Është komunë në pjesën qendroro-jugore të Bullgarisë, në zonën perëndimore të Trakës së Epërme, 25 km nga qyteti i Plovdivit. U themelua në vitin 1966 nga bashkimi i tre fshatrave: General Nikolaevo, Sekirovo dhe Parchevich. Shumica dërrmuese e popullsisë së Rakovskit është katolike, ndërsa qyteti bën pjesë në dioqezën e Sofjes dhe të Plovdivit.

06 maj 2019, 12:58