Kërko

 Nëna Nëna 

Nëna është…

Virgjërës Mari ia besojmë të gjitha nënat shqiptare e tё mbarë botës. Zoti i bekoftë të gjitha. Sot, në festën e Nënave, nuk mund të mos i bëjmë vetes pyetjen: “Kush është Nëna? Sepse të gjithë e kemi një Nënë…

R. SH. - Vatika

Nё festёn e nёnёs, i kujtojmë me mirënjohje e përzemërsi të gjitha nënat. Dhe për të gjitha nënat tona të dashura, ato, që jetojnë me ne fizikisht, por edhe ato, që jetojnë me ne shpirtërisht, është lutja jonё e përzemërt, janё urimet tona: qё tё gjejnë ngushëllim në frytin e amësisë së tyre, Zoti i bekoftë tё gjitha nёnat, e qofshin të bekuara dhe të dashura nga të gjithë.

Nënës sё vetme, Nënës sё nënave, Virgjërës Mari ia besojmë të gjitha nënat shqiptare e tё mbarë botës. Zoti i bekoftë të gjitha. Ato ia besojmë Nënës së Jezusit. E  Zoja e Bekuar, së cilës i kushtohet ky muaj, i ruajtë. Me këto fjalë u shprehim urimet e përgëzimet tona të gjitha nënave!.

Nëna  nuk është

një grumbull rrudhash e thinjash,

për t’u harruar në skutë.

Nuk është kosh,

për të hedhur fundërrinat e kohës së humbur!

S’ është fjalë e kotë

që shuhet në shtjellë kohe

e në harresë…

Nëna është heshtje e gatshme

për të mbledhur fjalët e fshehta;

Është lule, që lulëzon edhe pa ujë;

mjafton vetëm një pikë

e ajo jeton në amshim!

Nëna, pizhamë e pastër, erëmirë

tek këmbët e krevatit.

Dorë,  që xhepat

t’i mbush me dashuri.

Shikim me symbyllur

që shtron

çarçafat e bardhë si dëbora…

Nëna është lot i terun;

pjata përplot mbi sofër

edhe natën vonë!

Nëna është zemra jote

që rri në shtëpi!

E sidomos:

është Zoja e Bekuar

mbi kokën e krevatit!  

12 maj 2019, 11:51