Kërko

Papa Tawadros Papa Tawadros  

Egjipt, ipeshkvijtë koptë: një datë e vetme për Krishlindje e për Pashkë

Ipeshkvijtë koptë të Egjiptit do të vlerësojnë propozimet për unifikimin e datës së kremtimit të Krishtlindjes e të Pashkëve. Çështja do të diskutohet në takimin e ardhshëm të Sinodit të Shenjtë kopto-ortodoks, në program më 9 qershor, pranë Manastirit egjiptian Anba Bishoy

R. SH. - Vatikan

Ipeshkvijtë e Kishës kopto-ortodokse do të diskutojnë e do të marrin së shpejti vendimin për t’u krijuar të gjitha bashkësive kopte, të përhapura në viset perëndimore, mundësinë që ta kremtojnë solemnitetin liturgjik të Krishtlindjes më 25 dhjetor, në përkim me liturgjitë e festës, kremtuar në këtë datë nga shumica e Kishave dhe e Bashkësive të krishtera në Perëndim.

Kërkimi i një date të përbashkët për solemnitetet liturgjike, sot të kremtuara në ditë të ndryshme, në Kisha e bashkësi të ndryshme të të pagëzuarve, është problem historik, që Papa Tawadros ka pasur shumë dëshirë ta zgjidhë që në krye të shërbesës së tij patriarkale. Ndonëse ka nënvizuar shumë herë se ndryshimi i datave të kremtimit të festave të mëdha ndër të krishterët e Lindjes e të Perëndimit, “është problem historik”, që nuk e cënon fenë, as doktrinën.

Është hera e dytë që Kisha kopte e propozon unifikimin e datave, problem posaçërisht urgjent për Afrikën Veriore dhe Lindjen e Mesme, ku banojnë, në të njëjtin territor, Kisha e bashkësi të krishtera, që e caktojnë datën e Pashkëve në mënyrë të parregullt, duke pasur si pikë referimi njëra palë  Kalendarin Julian; tjera, atë Gegorian.

Gjithsesi, do të ishte kremtim i dëshiruar nga të gjithë, ai i Krishtlindjes e i Pashkëve, festuar njëherësh nga mbarë bota e krishterë! Një solemnitet i paparë deri më sot!

24 maj 2019, 15:34