Kërko

Tutti i Santi Tutti i Santi 

Shenjtorë e javës 26 maj – 2 qershor

E diel 26 maj, Kisha katolike kremton të dielën e gjashtë të Pashkëve, e gjithnjë më 26 maj, kalendari kishtar përkujton Shën Filip Nerin, meshtar. Shenjti i oratoreve të Kishës, ku gjithnjë janë mbledhur fëmijët për të mësuar e për t’u argëtuar, na jep shembullin e jetës për çdo meshtar, që ka për detyrë punën delikate të edukimit të brezit të ri të krishterë. Po këtë datë, përkujtohen shën Eleuteri, papë, shën Lamberti i Vençes dhe shën Simetri, martir.

R.SH. - Vatikan

Të hënën më 27 maj, kalendari kishtar përkujton shën Agustinin, kryeipeshkëv i Kanterburit, e shën Brunon Restituto.

Të martën më 28 maj, kalendari kishtar përkujton shën Gjermanin, ipeshkëv i Parisit, shën Emilianin apo Vilin dhe të Lumen Maria Bartolomea Banjezi.

Të mërkurën më 29 maj, kalendari na kujton shën Ursulën Ledochowska, themeluese e Motrave Orsoline të Zemrës së Krishtit, shenjtorët martirë anauniezë, tre murgj me origjinë nga Kapadokia – Sizini, Martiri dhe Aleksandri – që u dërguan të ungjillëzonin luginat e Trentinos në Itali nga shën Ambrozi. U martirizuan, por nderimi i tyre edhe sot bashkon Kishën e Lindjes me atë të Perëndimit.

Të enjten më 30 maj, Kisha katolike do të kremtojë festën e Të Shëlbuemit. Gjithnjë më 30 maj, kalendari Kishtar përkujton edhe Shën Ferdinandin, mbret i Kastiljes e Shën Zhanën d'Ark, virgjër.

Të premten më 31 maj, bie festa e vizitës që e Lumja Mari Virgjër i bëri kushërirës së vet Elizabetës, kjo festë njihet me emrin Pasia e Virgjërës Mari. Kjo festë na kujton Pasinë e së Lumes Mari Virgjër te Shën Elizabeta, nga e cila lind kënga e ‘Madhërimit’, ‘Magnificat’, që madhëron të Gjithëpushtetshmin Zot për punët e mëdha që kryen në jetën e bijve të vet.

Të shtunën më 1 qershor, kalendari kishtar përkujton shën Justinin, filozof e martir.

Të dielën e ardhshme më qershor, Kisha katolike do të kremtojë të Dielën e 7-të të Pashkëve, gjithnjë më 2 qershor, kalendari përkujton shenjtorët Marcelinin, meshtar e Pjetrin ekzorcist, martirë.

26 maj 2019, 15:30