Friends and relatives carry the coffins of eight-month-old Mathew and his grandmother Agnes Vnikpridha, 69, who died during a string of suicide bomb attacks on churches and luxury hotels on Easter Sunday, at their funeral in Negombo Friends and relatives carry the coffins of eight-month-old Mathew and his grandmother Agnes Vnikpridha, 69, who died during a string of suicide bomb attacks on churches and luxury hotels on Easter Sunday, at their funeral in Negombo 

Atentatet në Sri Lankë: Patriarkët e Krerët e Kishave të Jerusalemit, "dënojnë atentatet e shprehin solidaritetin"

Një dënim i prerë i sulmeve terroriste në Sri Lankë u shpreh në një deklaratë, dje në mbrëmje, nga Patriarkët dhe Krerët e Kishave të Jerusalemit. "Jemi thellësisht të pikëlluar nga aktet e tmerrshme të dhunës që kanë goditur njerëzit e pafajshëm dhe besimtarët gjatë kremtimeve fetare të së dielës së Pashkëve - thuhet në deklaratë -.

R.SH. - Vatikan

Kishat e Jeruzalemit shprehin u ngushëllimet e tyre komunitetit, familjeve dhe miqve të atyre që humbën jetën ose që u plagosën nga këto akte çnjerëzore. Jemi solidarë me tërë popullsinë e Sri Lankës, në veçanti me ata që janë përfshirë drejtpërsëdrejti në këto sulme terroriste.

Zoti Ngjallur i dhashtë paqen, ngushëllimin dhe shpresën e Tij popullit të Sri Lankës dhe na ndihmoftë të gjithëve për t'i dhënë fund dhunës dhe gjakderdhjes në mbarë botën". Deklarata është nënshkruar, ndër të tjerë, nga Patriarku Teofili III, Patriarkana Ortodokse Greke, Imzot Pierbattista Pizzaballa, Administrator Apostolik, nga Patriarkana Latine, e nga Rojtari i Tokës së Shenjtë, Atë Francesco Patton.

24 prill 2019, 14:28