Kërko

A view shows Notre-Dame Cathedral after a massive fire devastated large parts of the gothic structure in Paris, A view shows Notre-Dame Cathedral after a massive fire devastated large parts of the gothic structure in Paris, 

Polemika rreth ndihmave në Notre-Dame, filloi gara e solidaritetit

Nga flakët e tmerrshme që shpërthyen në Notre-Dame, katolikët vajtojnë rrënimin e një "simboli të gjallë" të krishterimit, jobesimtarët vajtojnë rrënimin e një monumenti të artit dhe të spiritualitetit. Kuazimodo qan për këtë tragjedi. Thesari artistik e fetar do të shkojnë në Louvre. Punëtorët pohojnë se janë respektuar procedurat.

R.SH. - Vatikan

Nga flakët e tmerrshme që shpërthyen në Notre-Dame, katolikët vajtojnë për rrënimin e një "simboli të gjallë" të krishterimit, jobesimtarët vajtojnë rrënimin e një monumenti të artit dhe të spiritualitetit. Kuazimodo qan për këtë tragjedi. Ai e humbi shtëpinë, këmbanat heshtën. Dhe me të qajnë parizienët, mbajnë zi dhe dëshpërohen francezët, sepse mbrëmë është djegur shtëpia e të gjithëve, besimtarë dhe jo. Digjet Notre Dame de Paris, shkatërrohen më shumë se 800 vjet histori dhe letërsi, besim dhe trashëgimi e paçmueshme e mbarë njerëzimit. Por nëse gurët u rrënuan, nuk ndodhë njësoj me fenë.

E pas fikjes së zjarrit që dëmtoi rëndë Katedralen Notre-Dame, në Paris, tani është momenti i solidaritetit, por edhe i polemikave rreth ndihmave që kanë mbërri vonë në vendin e ngjarjes dhe rreth punës së restaurimit nga e cila mendohet se shpërthyen flakët e egra e zemërake që përpin Katedrale.

Të mëdha janë dëmtimet në Note-Dame: kupa (qemeri) e pjesës qendrore u shemb, me përjashtim të kullave dhe të veprave të artit që gjendeshin brenda, që do të transferohet në Louvre. Menjëherë filloi fushata me oferta të shumta nga individët dhe bizneset për të financuar rindërtimin e Katedrales Notre-Dame: 600 milionë do të vijnë nga LVMH, familja Pinault, Total dhe L'Oreal. Prokurori i Parisit rindërton dinamikën e ndihmave të shpëtimit: Qe një paralajmërim i parë i shpërthimit të zjarrit rreth orës 18.20, por nuk u gjet asnjë parregullsi apo ndonjë gjë jashtë vendi. Një “alarm i  dytë” ishte në orën 18.43, kur zjarri kishte arritur tashmë në nivelin e strukturës. Janë marrë në pyetje edhe punëtorët që punonin në katedrale, presidenti i njërës prej kompanive përgjegjëse të restaurimit siguron se: "janë respektuar të gjitha procedurat e sigurisë" 

16 prill 2019, 17:47