Kërko

UAE-VATICAN-RELIGION-POPE-ISLAM UAE-VATICAN-RELIGION-POPE-ISLAM 

Dialogu ndërfetar: Cottini, dokumenti i Abu Dabit "udhë për t’u përshkuar"

Dokumenti i Abu Dabit është menduar dhe shkruar së bashku. Prandaj, përfaqëson udhën e vetme reale që mund të përshkohet. "Feja e nxit besimtarin të shohë tek tjetri vëllain, që duhet mbështetur e dashur”. Kështu fillon “Dokumenti mbi vëllazërimin njerëzor për paqen botërore dhe bashkëjetesën”.

R.SH. - Vatikan

Çfarë do të sjellë dokumenti  mbi "Vëllazërimin Njerëzor” që u nënshkrua në Abu Dabi, shkurtin e kaluar, nga Papa Françesku dhe imami  madh Ahamad Al-Tayyyb? Kësaj pyetjeje u munduan t'i përgjigjen ligjëruesit e një takimi të organizuar, mbrëmë, nga Universiteti Papnor Salesian, në Romë. "Kalimi në praktikë, pra, zbatimit i këtij dokumenti të rëndësishëm ndërfetar, do të varet nga pranimi tij - u përgjigj Valentino Cottini, profesor pranë Institutit Papnor për Studimet Arabe dhe Islamike (Pisai).

Si Papa po ashtu edhe Imami janë impenjuar për të bërë në mënyrë që ky dokument të studiohet edhe në universitete. Para këtij dokumenti, pati shumë takime islamo-krishterë me ndikim zero. E duhet thënë se këto takime nuk arritën të ndikonin aspak në jetën e përditshme të njerëzve të thjeshtë. E në anën tjetër, për këtë dokument, përkundrazi, ka pasur përkushtim nga ana e dy përfaqësuesve tejet të rëndësishëm, megjithëse në mënyrë asimetrike, sepse imami i madh nuk përfaqëson të gjithë myslimanët". "Risia - theksoi prof. Valentino Cottini - është se dokumenti i Abu Dabit është menduar dhe shkruar së bashku. Prandaj, përfaqëson udhën e vetme reale që mund të përshkohet.

“Feja e nxit besimtarin të shohë tek tjetri vëllain, që duhet mbështetur e dashur”. Kështu fillon “Dokumenti mbi vëllazërimin njerëzor për paqen botërore dhe bashkëjetesën”. Kështu, dokumenti mbi "Vëllazërimin Njerëzor” shënon një horizont të ri për dialogun Islamo-Kristian. Nuk është dokument idealist, por u rikthen njerëzve “të drejtën për të ëndërruar”, veçanërisht të rinjve, një botë më vëllazërore e në paqe e prosperitet.

Në këtë dokument është e qartë se katolikët dhe sunitë e perceptojnë veten si pjesë të së njëjtës histori, janë të vetëdijshëm për ndarjen e një fati të vetëm, që është ai i botës dhe prandaj ata heqin dorë nga njëri-tjetri si armiq, pra, nuk e shikojnë njëri-tjetrin si armiq, por e konsiderojnë veten si fëmijë të Një Zoti të Vetëm. Dokumenti i Abu Dabit është fryt i një pune të gjatë, fryt i një viti, ka një autoritet të pashembullt. Lindi në kontekstin e krishterë islam, por u drejtohet të gjithë njerëzve vullnet të mirë edhe të  gjithë jobesimtarëve. Në dokument flitet vetëm një herë për katolikët dhe myslimanët, sepse në realitet i flitet njerëzimit mbarë".

30 prill 2019, 15:21