Kërko

2018.10.11 p. Roman Hren e S.B. Sviatoslav Shevchuk 2018.10.11 p. Roman Hren e S.B. Sviatoslav Shevchuk 

Ukrainë: vizita e Këshillit të Kishave në Izrael. Shevçuk, "vlerat fetare janë forca e demokracisë"

"Shembulli i vendit tuaj tregon se demokracia mund të jetë e fortë, por që jetë e tillë duhet të bazohet në vlera. Këto vlera fetare janë forca e demokracisë ". Kështu tha Fortlumturia e Tij Sviatoslav Shevchuk, kreu i i Kishës greko-katolike të Ukrainës, më 5 mars në Tel Aviv, gjatë takimit të Këshillit të pan-ukrainas të Kishave dhe organizatave fetare me Kryetarin e Knesset Yuli-Yoel Edelstein.

R.SH. - Vatikan

E pikërisht me iniciativën e Presidentit të Këshilli pan-ukrainas, Krye-Rabbit të Kievit dhe Ukrainës Yakov Dov Bleich u organizua vizita zyrtare në Izrael. "Nëse demokracia – siç po e shohim në Evropë - heq dorë nga vlerat fetare, ka tendencë të një rrëshqitjeje drejt anarkisë, ose të diktaturës," tha Kryepeshkopi i Madh duke uruar që Ukraina të mund të njoh së shpejti "një demokraci të vërtetë ku dinjiteti i njeriut respektohet pavarësisht nga prejardhja e përkatësia e tij kombëtare, etnike ose fetare".

Sot, megjithatë, Ukraina, nga njëra anë, "rrezikon të harrojë luftën dhe të jetojë sikur kjo të mos ishte" dhe në anën tjetër shndërrohet si "një vend që funksionon si një kamp ushtarak”. Në emër të Këshillit pan-ukrainas të Kishave, kreu i Kishës greko-katolike tha se Kishat ukrainas promovojnë paqen dhe mirëkuptimin dhe i thonë "jo" anti-semitizmit dhe çdo "forme të diskriminimit. Demokracia e vërtetë është kur të gjithë ndjehen së bashku në shtëpi".

08 mars 2019, 14:34