NETHERLANDS-ATTACK-SECURITY NETHERLANDS-ATTACK-SECURITY 

Utreht, tre të vdekur dhe pesë të plagosur. Arrestohet autori

Tre të vdekur e nëntë të plagosur, tre prej tyre nё gjendje tё rёndё, janё viktimat e sulmit që ndodhi në tramvaj sot paradite në Utreht nga tё shtënat me armë zjarri tё Gökmen Tanis, 37 vjeçar, i lindur në Turqi, të cilin policia e ka arrestuar,

R.SH. - Vatikan

Një sulm me armë, sot paradite, ka tronditur Hollandën.  Tё shtëna me armë zjarri në një tramvaj dhe sulmuesi në arrati për gati tetë orë. Personi qё, sot paradite, goditi udhëtarët në një tramvaj, nё Utreht, duke shkaktuar tre të vdekur dhe pesë të plagosur, ёshtё arrestuar. Bilanci është konfirmuar nga kryebashkiaku i qytetit.

Ngjarja tronditëse filloi në orën 10.45, në transportin publik në 24 Oktoberplein, në rrethin Kanaleneiland, dhe përfundoi me njoftimin e shefit tё policisë pёr arrestimin e 37-vjeçarit Gökmen Tanis, me origjinë turke, fotografia dhe informacioni i të cilit ishin shpërndarë nga hetuesit. Atentatori u kap gjatë një inkursioni tё forcave tё rendit

Shërbimet e sigurisë i kanë kërkuan Qendrës shëndetësore Universitare të Utrechtit hapjen e një seksioni të posaçëm për emergjencat, për t’iu ardhur në ndihmë të plagosurve. Koordinatori holandez i antiterrorizmit, në kontakt me autoritetet lokale, tha se niveli i kërcënimit në vend është rritur, përkohësisht, në pikën më të lartë, të paktën për qytetin dhe zonën e Utrechtit.

Kryeministri holandez Mark Rutte tha se është “tejet i shqetësuar” për këtë ngjarje, dhe menjëherë ka anuluar bisedimet javore për koalicionin qeveritar që kishte programuar më parë.

"Ka ndodhur një incident i tmerrshëm dhe radikal në të cilin janë goditur njerëzit". Kështu shkruan kryebashkiaku i Utrehtit Jan van Zanen, në faqen e internetit të bashkisë, duke shprehur afërsinë ndaj "personave që janë goditur dhe të dashurve të tyre". "Gjëja më e rëndësishme në këtë moment është të kujdesemi për të plagosurit dhe të hetohen rrethanat e aksidentit".

18 mars 2019, 16:17