vetrate Chiesa vetrate Chiesa 

Shenjtorët e javës 31 mars - 6 prill

Ungjilli i kёsaj sё diele tё 4-tё tё Kreshmёve, na paraqet figurёn e atit të shëmbëlltyrës, pёr tё na zbuluar zemrën e Zotit, Atit të mëshirshëm që, në Jezusin, na do jashtë çdo mase, pret tё pendohemi, sa herë që gabojmë. E pret të kthehemi, kur largohemi prej Tij, duke menduar se mund të bëjmë edhe pa Të. Zoti na lë të lirë të gabojmë, por na pret gjithnjë me krahë hapur.

R.SH. - Vatikan

E diel 31 mars, Kisha katolike kremton tё Dielën e 4-tё tё kohës sё Kreshmëve. Gjithnjë mё 31 mars, kalendari kishtar përkujton shën Balbinën, matronë romane e shën Beniaminin, diakon e martir. 

Ungjilli i kësaj sё diele na paraqet figurën e atit të shëmbëlltyrës, pёr tё na zbuluar zemrën e Zotit, i cili është Ati i mëshirshëm që, në Jezusin, na do jashtë çdo mase, pret  të pendohemi, sa herë që gabojmë. E pret të kthehemi, kur largohemi prej Tij, duke menduar se mund të bëjmë edhe pa Të: është gjithnjë gati të na i hapë krahët, sido që të ndodhë. Zoti na lë të lirë të gabojmë, por na pret gjithnjë me krahë hapur

Tё hёnёn mё 1 prill, kalendari përkujton shën Venancin, ipeshkëv i Salonës e martir dhe shën Ugon, ipeshkëv i Grenoblës.

Tё martën mё 2 prill,  kalendari përkujton shën Françeskun nga Paola, vetmitar, themelues i Urdhrit të Rregulltarëve të Vegjël dhe Shën Marinën egjiptiane, e shёn Abbondion.

Tё mërkurën mё 3 prill, kalendari përkujton shën Sikstin I papë dhe Shën Rikardin, ipeshkëv i Çiçesterit në Angli. 

Tё enjten mё 4 prill, kalendari përkujton shën Isidorin, ipeshkëv i Seviljes, doktor i Kishës dhe shën Benediktin Moro, françeskan.

Tё premten mё 5 prill, kalendari përkujton shën Vinçencin Ferrer, meshtar domenikan dhe shën Irenën nga Selaniku, virgjër e martire.

Tё shtunën mё 6 prill, kalendari përkujton shën Pjetrin nga Verona, meshtar domenikan e martir, shën Purdencin.

Tё dielën e ardhshme mё 7 prill, Kisha katolike do tё kremtojё tё Dielën e 5-tё tё kohës sё Kreshmëve, gjithnjë mё 7 prill, kalendari përkujton shën Gjonin Battista de la Salle, meshtarë e themelues i Vëllezërve të Shkollave të Krishtera.

31 mars 2019, 09:57