Kërko

Papa Françesku me të rinjtë në DBR-në e Panamasë Papa Françesku me të rinjtë në DBR-në e Panamasë 

Papa nënshkruan të hënën, Nxitjen Apostolike “Vive Cristo, esperanza nuestra”

Gjatë vizitës së tij në Loreto, të hënën e ardhshme, Papa Françesku do të nënshkruajë Nxitjen Apostolike pas Sinodit kushtuar të rinjve, që titullohet “Jetoje Krishtin, shpresa jonë”. Nxitja Apostolike do të publikohet më pas.

R.SH. - Vatikan

“Vive Cristo, esperanza nuestra” (Jetoje Krishtin, shpresa jonë): ky është fillimi e për rrjedhojë, edhe titulli, i tekstit origjinal në spanjisht të Nxitjes Apostolike pas-sinodale, në formën e Letrës drejtuar të Rinjve, që Papa do të nënshkruajë më 25 mars, në Solemnitetin e Lajmërimit të Zotit, gjatë vizitës së tij në shenjtëroren mariane të Loretos. Njoftimin e jep Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë.

         “Me këtë gjest, Papa dëshiron t’ia besojë shën Marisë Virgjër dokumentin, që u vë vulën punimeve të Sinodit të Ipeshkvijve, mbajtur në Vatikan, nga 3 deri më 28 tetor 2018, mbi temën: ‘Të rinjtë, feja dhe shqyrtimi i thirrjes’”, vijon komunikata.

         Teksti i Nxitjes Apostolike, shtohet më tej, “do të publikohet më vonë, pas nënshkrimit të 25 marsit e do të paraqitet, siç ndodh zakonisht për një dokument magjisteri, gjatë një konference për gazetarët në Sallën e Shtypit të Selisë së Shenjtë, për të cilën do të jepen hollësira ditët e ardhshme”.

20 mars 2019, 12:54