Kërko

Diakoni ri dom Nikolle Spaqi - Kisha katolike e Kosoves Diakoni ri dom Nikolle Spaqi - Kisha katolike e Kosoves 

Kisha e Kosovës falënderon Zotin për dhuratën e diakonit të ri, dom Nikollë Spaqi

Të shtunën, 3 mars, në Kishën Katedrale “Shenjta Nënë Terezë” në kryeqytetin e Kosovës, gjatë Meshës solemne, ipeshkvi i kësaj dioqeze, imzot Dodë Gjergji kremtoi shugurimin diakonal të Nikollë Spasit nga famullia kishtare e Gjakovës.

R.SH. - Vatikan

Dioqeza Prizren-Prishtinë falënderon Zotin për shugurimin e diakonit të ri, dom Nikollë Spaqi nga Qerimi, famullia e Gjakovës. Të shtunën, 3 mars, në Kishën Katedrale “Shenjta Nënë Terezë” në kryeqytetin e Kosovës, gjatë Meshës solemne, ipeshkvi i kësaj dioqeze, imzot Dodë Gjergji kremtoi shugurimin diakonal të Nikollë Spasit, në bashkëkremtim me meshtarë nga mbarë Kosova dhe në praninë e shumë besimtarëve, posaçërisht nga famullia kishtare e diakonit të ri, e Shën Pjetrit e Palit të Gjakovës, në krye me famullitarin dhe Etërit Françeskanë.

Në homelinë e Meshës së shugurimit diakonal të dom nikmollë Spaqit,  ipeshkvi imzot Dode Gjergji mes tjerash tha: “Don Nikollës ia japim kupën e më të mirit nga të rinjtë e kësaj kohe sepse ka pasur guximin t’i lë të gjitha për të zgjedhur pasurinë e shpirtit, e ka dëshiruar atë dhe sot para nesh i thotë Krishtit Zot: PO dua. Ai ia kushton vetveten Atij (Zotit) dhe ne e dimë sa e vështirë është kjo (krh. Djaloshi pasanik).  Krishti është ai që na bashkon, dhe vepra shenjtëruese e Kishës është aksion i Krishtit, sepse përmes dashurisë, mëshirës dhe përvujtërisë Ai vepron dhe i qëndron besnik premtimit të tij (të na shëlbojë përmes sakrificës së tij). Ai na shenjtëron ne përmes kësaj shërbese dhe flisë eukaristike dhe na bën të denjë.

Shërbesa e Diakonatit, shtoi imzot Gjergji është:
1. shpallja e ungjillit dhe shërbimi në altar;
2. bamirësia (dashuria vepruese ndaj atyre që kanë nevojë);
3. shërbyes i sakramenteve të Kishës;
Një shembull i mirë për të rinjtë tanë (sidomos për ata që zgjedhin pasuritë e kësaj toke, ata që dëshirojnë të dalin jashtë vendit duke menduar se do ta gjejnë lumturinë).” Lutja jonë dhe e mbarë Kishës i ofrohet Zotit për diakonin e ri Don Nikollën, tha imzot Dodë Gjergji.

Shugurimi diakonit i dom Nikollë Spaqit nga Gjakova, më 3 mars, në Katedrale “Shenjta Nënë Terezë” në Prishtinës

Kishës së Kosovës iu shtua edhe një diakon i ri, Nikolle Spaqi

Kisha e Kosoves te shtunen qe kaloi pati nje gëzim te vecante, shugurohej Diakon Nikolle Spaqi nga Famullia e “Shen Palit e Pjetrit” ne Gjakove. Ceremonia e ketij akti solemn u zhvillua ne Kishën katedrale “Shen Nene Tereza” ne Prishtine, ne te cilen Nikolla prej nje viti bente pergatitjet e nevojshme shpirterore, pikerisht per kete dite shenjte per te dhe per kishen tone ne Kosove.  

Liturgjia e shugurimit u celebrua ne nje atmosfere madheshtore, ku te pranishmit perjetuan emocione shume te forta gjate gjithe ritit te shugurimit, e qe u percoll me urate e lutje dhe me kenge te bukura nga kori i famullise se Pejes. Moren pjese nje numer i madh i meshtareve, motrave, seminariste e kandidate, studente e besimtare te shumte qe kishin ardhur edhe nga famullite tjera te Kosoves.    

Ipeshkvi i dioqezës Prizren-Prishtine, shkelqesia e tij, imzot Dode Gjergji drejtoi kete Meshë gezimi ne bashkemeshim me meshtare te tjere. “Nikolla na tha PO DUA dhe ketu na u tha se Nikolla i permbush te gjitha kushtet dhe eshte i denje per tu shuguruar  Diakon, prandaj ne falenderojme Zotin Hyjin tone per kete dhurate kaq te madhe qe po i jep sot kishes tone, e po ashtu falenderojme edhe familjen qe na e ka dhuruar Nikollen” tha qe ne fillim imzot Dode Gjergji, duke  shtuar se, Zoti i zgjedh disa persona qe te jene perfaqesuesit e tij ne kete sherbese  me shtrirjen e duarve, jane pra ata, qe do te shpallin Ungjillin, e permes zemres, urates e dashurise e ngrisin larte vepren e Atit tone Jezu Krishtit.

Ipeshkvi ne vazhdim foli gjerësisht per rendesine e ketij sherbimi ne kuader te kishes e popullit, ndersa sherbesat e diakonit i permblodhi ne tri pika kryesore. E para, tha ai, diakoni e merr detyren e shpallesit te Ungjillit, e dyta eshte te bej bamiresi me dashuri dhe e treta eshte detyra e tij per te qene sherbyes i sakramenteve. Prandaj, Nikolla sot pas vuajtjes dhe peripetive te jetes i kthehet zgjedhjes se pare qe te behet meshtar, prandaj falenderojme nanen e Nikolles, e vellezerit e motrat per kete dhurate te Zotit dhe Kishes, perfundoi ipeshkvi.

Edhe diakoni i ri i posa shuguruar, tashme me veshje te bardhe e shirit te verdhe, Nikolle Spaqi, ne pershendetjen e tij tha: Falenderoj Zotin per kete mundesi qe me dha per shugurimin Diakon dhe  shkelqesine e tij, imzot Dode Gjergjin per bekimin ateror dhe per fjalet e bukura qe na i drejtoi te gjitheve  e ne vecanti mua!.

“Feleminderit nane, ju vellazen e motra qe me keni perkrahur gjithmone me lutje e menyra tjera”, tha Nikolla, i cili po ashtu falenderoj nje per nje te gjithe meshtaret e motrat qe i kane qendruar prane dhe i kane dhene perkrahje per te ardhur ne kete moment gezimi, e i cili pas nje viti do te perjetoi edhe gezimin e radhes, sepse ai eshte vetem nje hap larg per tu bere meshtar.

Ne fund, pasi ipeshkvi e dha bekimin e kesaj meshe gezimi, ne ambientet e katedrales te gjithe bashke jane mbledhur per te vazhduar festen e kesaj dite te madhe per Nikollen, familjen e tij dhe kishen tone ne Kosove. 

Nga Prishtina njofton Rabie Ibraj 

04 mars 2019, 14:55