Kërko

Nga protestat në Tiranë Nga protestat në Tiranë 

Këshilli i Evropës i tërheq vëmendjen Shqipërisë për mbrojtjen e pakicave etnike

Tirana duhet “të garantojë zbatimin e ligjit mbi mbrojtjen e pakicave kombëtare”, edhe përmes një “legjislacioni shtesë”. Në opinionin e tij të katërt mbi Shqipërinë, Komiteti Këshillimor i Këshillit të Evropës mbi Konventën Kuadër për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare (FCNM) i kërkon Tiranës që të respektojë normat, të cilat përbëjnë parime të padiskutueshme për Evropën.

R.SH. - Vatikan

Komiteti ngul këmbë në parimin e vetëidentifikimit të lirë, duke këshilluar që, kur verifikojnë deklarimet e lira të njerëzve, anëtarë të pakicave kombëtare, autoritetet të mos mbështeten ekskluzivisht në të dhënat arkivore dhe në Regjistrin Themeltar të Gjendjes Civile. Fjala është sidomos për romët dhe egjiptianët (jevgjit apo evgjitët), të cilët vazhdojnë të vuajnë nga pabarazia dhe diskriminimi. Duhen bërë më shumë përpjekje për përmirësimin e kushteve të tyre të jetesës, për punësimin, arsimimin dhe kujdesin shëndetësor, në mënyrë që të sigurohet integrimi i tyre në shoqëri. Gjithashtu, sipas Këshillit të Evropës, duhen gjetur fondet për zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit 2016-2020 për integrimin e romëve dhe të egjiptianëve.

Arsimim në gjuhën e romëve

Përveç kësaj, në opinionin e shprehur nga Komiteti, nënvizohet nevoja për t’u siguruar pakicave kombëtare me numër më të vogël, arsimimin në gjuhën e tyre, duke u dhënë edhe tekstet shkollore përkatëse.

Rekomandime të tjera jepen për projekte në infrastrukturë, në favor të pakicave kombëtare; për mbrojtjen e grave dhe të fëmijëve të pakicave, si edhe për krijimin e të gjitha mundësive, që ata të marrin ndihmë juridike; për shtimin e transmetimeve publike në gjuhët e pakicave; për fuqizimin e këshillave të bashkësive të ndryshme, që duhet të vendosin mbi përdorimin e gjuhëve të pakicave në administratë dhe në treguesit topografikë; për miratimin e rregullave dhe të procedurave që Komiteti për Pakicat Kombëtare të funksionojë më mirë; si edhe për rishikimin e ligjit mbi pakicat kombëtare që të krijohen mekanizma këshillimore në nivel lokal.

20 mars 2019, 12:22