Kërko

Rev. Saulius Stumbra alla COMECE Rev. Saulius Stumbra alla COMECE 

Juncker ipeshkvijve evropian: "U bëj thirrje ju, njerëz të mençur: Europa ka nevojë për durim dhe vendosmëri"

Pesëdhjetë minuta fjalim dhe pastaj një bisedë e konfrontim me ipeshkëvijtë e Evropës. Vizita e Presidentit të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, në COMECE, sot në Bruksel, u mbajt në një klimë vëllazërimi të thellë, ku ipeshkvijtë e delegatëve të Konferencave Ipeshkvnore të BE-së janë mbledhur në asamblenë e tyre. Populizmat, varfëria, refugjatët, roli i Evropës në botë, Brexit, këto argumentet që u trajtuan nga Juncker.

R.SH. - Vatikan

Të shumta temat që u trajtuan nga  Jean-Claude Juncker, i cili në fund të fjalës së tij u tha ipeshkvijve evropian: "U bëj thirrje ju njerëz të mençur. Njerëzit e mençur janë të durueshëm e të vendosur dhe Evropa tani ka nevojë pikërisht për durim dhe vendosmëri". Me këto fjalë, pra, Jean-Claude Juncker, President i Komisionit Evropian, e përfundoi fjalimin e tij para delegatëve të ipeshkvijve të Konferencave Ipeshkvnore të BE-së, mbledhur në këto ditë në Bruksel për Asamblenë e tyre plenare.

Juncker arriti në selinë qendrore të COMECE-s, në Sheshin de Meeûs të Brukselit, fiks në orën 9.30, ndërsa jashtë, në rrugë, gazetarët ishin mbledhur për t’i kërkuar një deklaratë rreth lajmeve fundit që vinin nga Londra. Pas një përshëndetjeje të përzemërt "mirëmëngjesi", hyri në sallën ku ishin mbledhur ipeshkvijtë e Evropës, në katin e parë, dhe pas përshëndetjeve të rastit nga të pranishmit, iu drejtua ipeshkvijve me një fjalim të artikuluar prej 50 minutash duke prekur tema të ndryshme që intersojnë kontinentin e vjetër. Një ndërhyrje 360 gradësh gjatës së cilës Juncker përmendi pikat kyçe dhe sfidat e ardhshme që ka Evrope si populizmat, varfëria, refugjatët, roli i Evropës në botë, Brexit e tjera.

14 mars 2019, 17:50