Kërko

Vatican News
 Alma Lama, Ambasadorja e Republikёs sё Kosovёs pranё Republikёs sё Italisё Alma Lama, Ambasadorja e Republikёs sё Kosovёs pranё Republikёs sё Italisё 

Ambasadorja Lama: Sulmet e Natos i dhanë fund vuajtjes, pёruruan njё epokё tё re

Ambasadorja e Kosovёs nё Itali, me rastin e 20-vjetorit tё fillimit tё sulmeve të NATO-s ndaj forcave tё Serbisё, organizoi, tё hёnёn mё 25 mars pranё Senatit Italian, nё Romё, njё konferencё pёrkujtimore tё kёsaj ngjarje historike, me disa protagonistё tё Shtetit Italian tё asaj kohe, si kryemistri italian i epokёs, Massimo D’Alema.

R.SH. - Vatikan

Më 24 mars u mbushen 20 vjet nga fillimi i bombardimeve të NATO-s kundër bazave të forcave serbe në luftën e Kosovës. Ndërhyrja e NATO-s si atëherë edhe sot has në reagime kontradiktore.

Ndërhyrja në Kosovë e forcave perëndimore u quajt në atë kohë si "ndërhyrje humanitare", qё kishte për qëllim shpëtimin e popullsisё shqiptar tё vendit  nga represioni i forcave serbe.

Gjykata e Hagës për krimet e luftës në ish - Jugosllavi, ka konstatuar më vonë në vendimet për dënimin e ish-krerëve të Serbisë dhe ish-Jugosllavisë se forcat serbe kanë bërë përpjekje për njё spastrim etnik në Kosovë, përmes vrasjeve dhe dëbimeve masive të popullsisё shqiptare.

 

Sulmet e NATO-s zgjatёn 78 ditë. Bombardimet filluan pas aksioneve të shumta të forcave serbe, djegieve dhe dëbimeve masive në vitin 1998 dhe pas dështimit të Konferencës së Rambujesë për një marrëveshje paqësore me Beogradin. Pasi dështuan edhe përpjekjet e fundit të ndërmjetësuesit të atëherëshëm amerikan Richard Holbrooke, bombardimet filluan më 24 mars 1999 në orën 20:00. Sulmet e NATO-s ndaj forcave serbe u ndërprenë më 10 qershor 1999, pasi një ditë më parë u nënshkrua Marrëveshja e Kumanovës, me të cilën presidenti i atëhershëm i Republikës Socialiste të Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq, pranoi t'i tërheqë trupat nga Kosova.

 

Më 12 qershor hynё në Kosovë trupat e forcave ndërkombëtare nga vendet e NATO-s.  Sipas autoriteteve kosovare, 24 marsi shënon përvjetorin më të rëndësishëm në historinë e re të Kosovës.

Ambasadorja e Republikёs sё Kosovёs pranё Republikёs sё Italisё, nё Romё, me rastin e 20-vjetorit tё fillimit tё sulmeve ajrore të NATO-s ndaj forcave tё Serbisё, organizoi, tё hёnёn mё 25 mars pranё Senatit Italian, njё konferencё pёrkujtimore tё kёsaj ngjarje historike, me disa protagonistё tё Shtetit Italian tё asaj kohe, si kryemistri italian i epokёs, Massimo D’Alema, ministri i mbrojtjes sё asaj periudhe Carlo Luigi Sognamiglio Pasini, personalitete tjera si Emma Bonnio, Giuliomaria Terzi di Sant’Agata e tjerё, te cilet - siç tha Ambasadorja Lama - "kanë qenë zëra të fuqishëm në favor të çështjes së Kosovës".

20 vjetori i sulmeve ajrore të NATO-s mbi objektivat serbe, ishte një intervenim thellësisht humanitar, që shpëtoi qindra mijëra jetë të qytetarëve të Kosovës dhe kёshtu hapi udhёn e njё mundësie për ndёrtimin e një jetë të re e tё lirë qytetare, pёr një shoqëri demokratike e të zhvilluar.

Ndërhyrja ushtarake e NATO-s në Kosovë  i dha të drejtës ndërkombëtare  dimensionin human. Me rastin e Kosovës Nato inauguroi një praktikë të re të ndërhyrjes ushtarake të legjitimuar, në rast të shkeljes masive dhe sistematike të të drejtave individuale dhe kolektive, që në rastin e Kosovës ishte e zhdukjes së një populli të tërë. Kjo është doktrina e ndërhyrjeve humanitare. Me këtë ndërhyrje NATO dëshmoi se ishte jo vetëm ruajtës i sigurisë së vendeve anëtare por edhe si mbrojtës i vlerave më të larta të qytetërimit perëndimor dhe të drejtave të njeriut.

Në këtë 20vjetor, - tha Ambasardoja Alma Lama - shprehim mirënjohjen tonë të thellë për Italinё qё sё bashku me SHBA-në dhe vendet anëtare të BE-së, për Aleancën e NATO-s, parandaluan spastrimin etnik të Kosovës dhe që përmes sulmeve ajrore në mbrojtje të popullit të Kosovës, i dhanë fund një regjimi shtypës, njё lufte shkatёrrimtare duke mundësuar fillimin e një epoke e jetë të re. 20 më pas Kosova është shtet i lirë dhe i pavarur i të gjithë qytetarëve të tij pa dallim.

24 marsi i vitit 1999, ora 20, pikërisht momenti kur NATO filloi bombardimet mbi caqet  ushtarake jugosllave,  në Kosovë dhe tek të gjithë shqiptarët kudo që ishin nëpёr botë, është përjetuar si momenti më i madh i shpresës në historinë e tyre. Duket paradoksale t’i gëzohesh  bombardimeve, por ky moment për një popull që po përjetonte ferrin në tokë, ishte shpresa e lirisë që pritej të vinte nga ajri.

Mbi 20-vjetorin e fillimit ndёrhyrjes humanitare të NATO-s kundër bazave të forcave serbe në luftën e Kosovës, ta dёgjojmё Ambasadoren e Kosovёs nё mikrofonin e redaksisё shqipe tё Radio Vatikanit, ta dёgjojmё Ambasadorёn e Kosovёs, Alma Lama..

Mbi 20-vjetorin e fillimit tё bombardimeve të NATO-s kundër bazave të forcave serbe në luftën e Kosovës, ta dёgjojmё Ambasadorёn e Kosovёs, Alma Lama

Nё vijim fjalimi i Ambasadores Alma Lama, mabjtur mё 25 mars 2019 nё sallёn Zuccari tё Senatit italian nё Romё, me rastin e 20-vjetorit tё ndёrhyrjes sё Natos nё Kosovё

Fjalimi me rastin e Konferencës: “Ndërhyrja humanitare e NATO-s nё Kosovё-20 vjet pas”

Te nderuar penalistë, senatore, onorevoli, shkelqёsi dhe te gjithë pjesëmarrësit,

Me lejoni qe fillimisht te falënderoj presidenten e Senatit, znj Maria Elisabetta Alberti Casellati për gatishmërinë dhe përkrahjen për zhvillimin e kësaj konference në bashkëpunim me senatin e Republikës.

Për shtetin e Kosovës bashkëpunimi me institucionet dhe veçanërisht parlamentin italian, është esencial dhe shpresoj që ky bashkëpunimin të intensifikohet në të ardhmen.

Organizimi i një konference të tillë që ka për synim të risjellë në vëmendje  ngjarjet dramatike që zhvilloheshin në Kosove 20 vite më parë, por edhe nëpër kryeqytetet e vendeve europiane, nuk mund të kuptohet pa protagonistët politikë të asaj kohe, prandaj i falënderoja për Kontributin e tyre dhe për gatishmërinë e treguar  për të marrë pjesë në këtë konferencë, në radhë të parë Presidentin Massimo D’Alema, kryeministër gjatë kohës së krizës në Kosovë, Ministrin e Mbrojtjes se asaj kohe, prof. Carlo Scongliamiglio Pasini, senatoren Ema Bonino, e cila se bashku me Partinë Radikale dhe Marko Panella kanë qenë zëra të fuqishëm në favor të çështjes së Kosovës.

 Falënderoj ambasador Giulio Terzin, ish ministër i jashtëm i cili ishte i përfshirë në një faze tjetër kritike në historinë e Kosovës sic ishte ajo e përcaktimit të statusit final, që rezultoi me pavarësi. Falenderoj gjithashtu Luka De Poli, i cili është autori  i dy librave që lidhen me historiën e Kosovës dhe zonjen, Paola Severini - Melograni, e cila në një hark kohor 20 vjecar, si gazetare ka pasur kontaktet e saj me Kosovën. Po kështu falenderoj Radio Radikale e cila ka qenë një zë i fuqishëm  për vetëdijësimin e politikes dhe publikut italian në lidhje me zhvillimet në Kosovë dhe vecanërisht Gazetarin Antonio Russo i cili nuk është më ne mesin tonë.

Natyrisht në këtë 20 vjetor të ndërhyrjes ushtarake të NATO-s lista e personave zyrtare dhe qytetarë të thjeshtë që duhen falenderuar për kontributin e tyre të cmuar , është jashtëzakonisht e gjatë, por në emër të Republikës së Kosovës unë sot dua të falenderoj në radhë të parë shtetin italian, angazhimi i te cilit si pjesë e Aleancës së NATO-s ka qenë esencial, si përsa i përket kontributit ushtarak ashtu edhe atij humanitar, pasi Italia mbante edhe barrën kryesore të menaxhimit të krizës së refugjatëve.

Pasi kishte rrënuar autonominë e Kosovës me 23 mars, 1989, pra plot 30 vjet më parë, dhe kishte vendosur regjimin e apartaidit, shoqeruar shkelje massive të të drejtave të njeriut të shqiptarëve të Kosovës, në vitin 1998 Serbia filloi saktësisht atë që në doktrinën e marëdhënieve ndërkombëtare njihet si “lufta ndaj të gjithë popullsisë”

Forcat ushtarake dhe policore serbe nuk zgjidhin targete, ata bombardonin dhe vrisnin civilë duke mos kursyer as jetën e femijëve dhe grave. Bota mban mend krimin makabër të  shuarjes së familjes Jashari prej 56 anëtarësh, ne mars te 98, shumica etë cilëve ishin gra dhe fëmijë.

Megjithë Rezolutat e Këshillit të Sigurimit, megjithë sanksionet dhe paralajmërimet e bashkësisë ndërkombëtare dhe të NATO-s, ai nuk u zmbraps, duke shpresuar deri ne fund se do të përfitonte debatet pro dhe kundra ndërhyrjes që zhvilloheshin dhe që mund të çonin në përçarje brenda aleancës.

Mirëpo Millosheviqi dhe regjimi i tij i kishin bërë llogaritë gabim, pasi NATO u tregua e vendosur që të ndërhynte ushtarakisht për të ndalur spastrimin etnik në Kosovë.

Tre  rezolutat e Këshillit të Sigurimit për gjendjen në Kosovë, të miratuara gjatë vitit 1998, të bazuara në kapitullin e VII të Kartës së OKB-së i dhanë bazën ligjore komunitetit ndërkombëtar që të vepronte edhe ushtarakisht në emër të mbrojtjes së paqes dhe stabilitetit ndërkombëtar në rajon, që ishin kërcënuar nga sovraniteti  abuziv dhe i dhunshëm  i regjimit të Millosheviqit në Kosovë, gjatë dekadës së fundit të shekullit XX.

Te nderuar pjesëmarrës

24 marsi i vitit 1999, ora 20, pikërisht momenti kur NATO filloi bombardimet mbi caqet  ushtarake jugosllave,  në Kosovë dhe tek të gjithë shqiptarët kudo që ishin nëpёr botë, është përjetuar si momenti më i madh i shpresës në historinë e tyre. Duket paradoksale t’i gëzohesh  bombardimeve, por ky moment për një popull që po përjetonte ferrin në tokë, ishte shpresa e lirisë që pritej të vinte nga ajri.

Po aq sa e madhe ishte shpresa e lirisë tek shqiptarët e Kosovës, kaq e ashpër u bë edhe hakmarrja primitive e kasapit të Ballkanit.

U deshën 78 ditë bombardime që më në fund të gjunjëzohej ushtria jugosllave. Bilanci i luftës ishte tepër tragjik. Dua të përkujtoj sot 400 masakrat e bëra nga ushtria dhe policia serbe, 13.500 njerëzit e vrarë, 1300 fëmijët e vrarë, 20 mijë gratë e dhunuara gjatë luftës, për të cilat deri tani askush nuk është gjykuar,  mbi një milion refugjatë të dëbuar me dhunë nga Kosova, dhe rreth 500 mijë të zhvendosur brenda territorit, që përbënin praktikisht gati të gjithë popullsinë.

Po kështu me mijëra vetë u rrëmbyen, përshirë edhe presidentin e Kosovës z. Ibrahim Rugova, të cilin ishte pikërisht shteti italian që e shpëtoi nga pengmarrja e Millosheviqit.

Disa nga të rrëmbyerit nuk u kthyen kurrë më, ose u kthyen të vdekur. Rreth 2000 ende figurojnë si persona të zhdukur, dhe ata që i morën nuk japin llogari për jetën e tyre. Deri tani nuk ka ndodhur asnjë kërkim falje për këto krime.

Ndërhyrja humanitare e NATO-s në Kosovë, është shoqëruar me debate si në politikë ashtu edhe në rrafshin akademik, sepse si ne çdo çështje tjetër skeptikët nuk mungojnë. Mirëpo nuk ka diskutim që vizioni i treguar nga qeveritë e vendeve perëndimore të Aleancës,  u provua si i drejtë dhe legjitim pasi shërbeu për të ndalur gjenocidin, i cili tre vite më herët kishte ndodhur në një shtet tjetër të Jugosllavisë, në Bosnjë, pikërisht nga i njëjti regjim.

Ndërhyrja ushtarake e NATO-s në Kosovë  i dha të drejtës ndërkombëtare  dimensionin human.

Me rastin e Kosovës Nato inauguroi një praktikë të re të ndërhyrjes ushtarake të legjitimuar, në rast të shkeljes masive dhe sistematike të të drejtave individuale dhe kolektive, që në rastin e Kosovës ishte e zhdukjes së një populli të tërë. Kjo është doktrina e ndërhyrjeve humanitare. Me këtë ndërhyrje NATO dëshmoi se ishte jo vetëm ruajtës i sigurisë së vendeve anëtare por edhe si mbrojtës i vlerave më të larta të qytetërimit perëndimor dhe të drejtave të njeriut.

Sot ka tendenca që kjo ndërhyrje ushtarake në emër të humanizmit, por edhe pavarësia e Kosovës, të keqpërdoren nga disa shtete, për të justifikuar aktet e tyre të agresionit ndaj shteteve të tjera. Për ne dhe për Aleancën  Atlantike, e cila përbëhet nga vende demokratike që nuk ndërhynë për ambicie territoriale por për të ndalur gjenocidin, kjo është dhe duhet të jetë krejtësisht e papranueshme. Çdo krahasim i tillë është i paqëndrueshëm dhe jo faktik, është lojë gjeostrategjike për  të futur fitilat e përçarjes dhe shkaktuar huti në opinionin ndërkombëtar.

Ndërhyrja ushtarake e NATO-s në Kosovë për arsye humanitare dhe pavarësia e Kosovës, janë të legjitimuara përkatësisht nga Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte e ish- Jugosllavisë dhe Gjykata Ndërkombëtare të Drejtësisë. Fatkeqësisht kjo e fundit nga disa shtete trajtohet si tryezë suedeze, ku mund të marrësh vetëm atë që të pëlqen. Kjo qasje në rastin e Kosovës, por dhe më gjerë nuk i ndihmon paqes dhe stabilitetit ndërkombëtar, përkundrazi.

Te nderuar pjesëmarrës,

Gabimet e se shkuarës mund të na hakmerren në të ardhmen. Kjo vlen edhe për fatet e popujve. Kosova është shembulli më klasik që tregon se fatet e popujve nuk mund të zgjidhen me vizore mbi hartë;  ndoshta ky është rasti i vetëm kur vizoret  mund të prodhojnë tragjedi; nuk mund të zgjidhen as duke i përdorur si plaçkë lufte për të shpërblyer më të fortët, siç ndodhi  fatkeqësisht me popullin shqiptar nëpër konferencat e famshme të shekullit të XX ku u dizajnuan kufijtë.  Se cilat ishin pasojat e një qasje të tillë, u pa vite më vonë në shumë rajone të botës, por edhe në rajonin tonë, në luftërat e Jugosllavisë që çuan  ne shpërbërjen e saj të përgjakshme. 

Unë shpresoj dhe besoj fuqishëm që historia e Kosovës të ketë shërbyer për të nxjerrë leksionet e nevojshme nga politikëbërësit dhe vendimmarrësit ndërkombëtarë, që shpesh në mënyrë direkte apo indirekte vendosin për fatin e popujve të vegjël. Imponimet nuk janë zgjidhje afatgjata, herët a vonë ato rihapen në formën e plagëve të vjetra duke shkaktuar dhimbje të mëdha.

Në një botë gjithnjë e më të pasigurtë, popujt e vegjël ndihen edhe më të pasigurtë. Padyshim që secili duhet të bëjë detyrat e veta, por është detyrë e shteteve demokratike që në mënyrë parimore, të përkujdesen përtej shtëpisë së tyre, përtej oborrit të tyre, pikërisht siç bënë në rastin e Kosovës, ku humanizmi dhe respekti për të drejtat e njeriut triumfoi mbi qasjen e ftohtë të sovranitetit të shteteve.

Përfundimisht, dua të them se ndërhyrja humanitare e NATO-s solli paqen në Kosovë dhe në rajon, të cilën po e gëzojmë. Po kështu hapi perspektiven që i gjithë rajoni të bëhet pjesë e NATO-s dhe Bashkimit Europian. Kosova dhe vendet e tjera fqinje tashmë jo vetëm që janë konsumues të sigurisë së NATO-s, por edhe aspirojnë që të japin kontributin e tyre në siguri edhe në vende të tjera të botës dhe kjo është një arritje e madhe historike dhe qe i dedikohet kësaj aleance dhe vendeve të saj anëtare.

Faleminderit për vëmendjen

26 mars 2019, 11:55