Cerca

Vatican News
Eremita - Diego Velázquez Eremita - Diego Velázquez  

Më 19 shkurt kalendari përkujton shën Konrad Konfalonierin

Shën Konradi. oshënar françeskan, jetoi në vetmi oshënare në lutje, pa lënë anash kontaktet me banorët e qytetit Noto. Jeta e tij ishte lutje dhe punë krahu, për të jetuar e për t’i ndihmuar të varfrit.

R.SH. - Vatikan

Shën Konradi, oshënar françeskan, lindi në Piaçenca në vitin 1290, nga një familje fisnike, e këndej jetonte sipas rangut familjar, mes dëfrimeve e nderimeve. Në moshën njëzetepesë vjeçare, ndërsa ishte në gjueti, bashkë me shërbëtorë, e duke ndjekur një lepër, që ishte strukur në një kaçubë, e futi zjarrin; mirëpo flaka, e ushqyer nga era, shkaktoi dëme të mëdha në tokat e afërta të mbjellura e shkatërroi gjithçka.

Duke mos arritura ta shuanin zjarrin, u kthye në shtëpi plot trishtim. Kur ngjarje u përhap në qytet, rojet e Galeazzo Viscnontit, zotit të Piaçencës, shkuan në vend të ngjarjes, e aty gjeten një njeri, cilin e fajësuan, e sollën në gjyq, ku qe dënuar me vdekje, sepse dëmi ishte tejet i madh. Konradi u informua për dënimin e padrejtë, e liron fatkeqin, ballafaqohet me hidhërimin e reagimin e Viscontit, i cili, duke mos pasur mundësi ta dënonte me vdekje sepse ishte fisnik, i mori pasuritë e tij që kishte në qytet e jashtë, duke e reduktuar në varfëri të skajshme. Konradi, i zhveshur nga pasuritë materiale të kësaj bote, vendosi t’i shërbente Zotit.

Shën Konradi e shpenzoi gjithë pasurinë e trashëguar nga familja për të vënë në vend dëmin që i kishte bërë një pylli e are në brigjet e lumit Po, të cilit i pati dhënë zjarr për të trembur egërsirat, ndërsa kishte dalë për gjah. Gjahu qe pasioni i tij i madh, prandaj edhe njihet si Pajtor i gjahtarëve. 

Shtegton në Romë, e shkon në Sicili, në Noto, ku jetoi në vetmi oshënare në lutje, pa lënë anash kontaktet me banorët e qytetit Noto. Jeta e tij ishte lutje dhe punë krahu, për të jetuar e për t’i ndihmuar të varfrit.

Konradi që qe strehuar për pendesë, në një shpellë, dilte nga shpella vetëm të Premten e Madhe të Pashkëve për të shkuar në Kishën më të afërme, atë të Shën Kollit, në Noto, e për t'iu lutur Zotit bashkë me bashkësinë e krishterë. Ndërroi jetë më 19 shkurt të vitit 1351 dhe u varros në të njëjtën Kishë, e cila që nga viti 1844 u ngrit në rang Katedraleje. Emri i shën Konradit përdoret rrallë ndër shqiptarë.

19 shkurt 2019, 10:16