KOSOVO-INDEPENDENCE-POLITICS-ANNIVERSARY-SERBIA KOSOVO-INDEPENDENCE-POLITICS-ANNIVERSARY-SERBIA 

Kosova feston përvjetorin e pavarësisë

Më 17 shkurt Kosova feston përvjetorin e pavarësisë. Ky përvjetor e gjen vendin me shumë hapa pёrpara por edhe me shumё sfida, të trashëguara e të reja. Nuk ka pasur ndryshime të mëdha, por gjatë kësaj periudha të pavarësisë, duhet thënë se, Kosova ka shënuar edhe arritje institucionale, shoqërore, edhe në nivelin e marrëdhënieve gjeopolitike.

R.SH. - Vatikan

Më 17 shkurt Kosova feston përvjetorin e pavarësisë. Ky përvjetor e gjen vendin me shumë sfida, të trashëguara e të reja, si pakënaqësia e popullsisë për gjendjen e rëndë të ekonomisë, marrёdhёniet me vendet dhe institucionet ndёrkombёtare, papunësiae madhe, vështirësitë që has zhvillimi shoqëror në vend, i cili është në një gjendje shqetësuese, për fenomenin e korrupsionit, synimi i të rinjve, të cilët bëjmë ç’ mos për t’u larguar nga vendi, kujtojmë se kosovarët janë të vetmit evropianë të Jug-Lindjes së Evropës, të cilët ende duhet të kërkojnë një vizë për të hyrë në hapësirën Schengen të BE-së e etj.

Këto vite tё periudhës sё pavarёsisё, për shtetin e Kosovës, janë vite të karakterizuara me shumë energji, shpresё, punë, por edhe me shumë sfida. Tashmë Kosova ёshtё një vend, i cili, pavarësisht nga e shkuara historike, ka sjellë paqe dhe stabilitet nё rajonin e Ballkanit, e po punon pёr njё tё ardhme mё premtuese pёr tё gjithё.

Pastaj, gjatë kësaj periudha të pavarësisë, duhet thënë se, Kosova ka shënuar edhe arritje institucionale, shoqërore, edhe në nivelin e marrëdhënieve gjeopolitike. Nuk ka pasur ndryshime të mëdha, edhe pse sot Kosova është e njohur nga mase 100 shtete në nivelin ndërkombëtar, ajo nuk mund të relacionohet vis-à-vis me Bashkimin Evropian në tërësi, sepse pesë vende të BE-së vazhdojnë ta konsiderojnë si një provincë të Serbisë. Prandaj lypet një punё dhe marrëdhënie më fluide. Koha do të tregojë nëse klasa politike e vendit është në gjendje t’i bëjë ballë sfidave aktuale që ka para e nëse mund t’i kapërcejë vështirësi e mëdha, brenda e jashtë.

Sot, data e 17 shkurtit shënon ditën e shpalljes së Pavarësisë, e qytetarët e kremtojnë festën e Shtetit sovran të Kosovës, si ngjarje e arritje historike, me dëshirë e synim për një Shtet e një shoqëri demokratike sa më të përforcuar mbi vlera.

17 shkurt 2019, 09:43