Jezusi kryqezuar Jezusi kryqezuar 

Me 26 shkurt kalendari pёrkujton shën Faustinianin, ipeshkëv

Shën Faustiniani, vdekur në vitin 313, e predikoi fenë në Bolonjë, në vitet 343, në kohën e persekutimit të Dioklecianit. Ishte ipeshkvi i dytë i Bolonjës. Me predikimet tij e forcoi shumë Kishën e ligështuar nga persekutimet. Nën drejtimin e Shenjtit, bashkësia e krishterë rifilloi lulëzimin.

R.SH. - Vatikan

Shën Faustiniani ishte ipeshkvi i dytë i Bolonjës. Me predikimet tij e forcoi shumë Kishën e ligështuar nga persekutimet. Nën drejtimin e Shenjtit, bashkësia e krishterë rifilloi lulëzimin. Sipas listës më të lashtë të ipeshkvijve të kryedioqezës së Bolonjës, që njihet me emrin “Lista renane”, shkruar para shekullit XIV, Shën Faustiniani është ipeshkvi i dytë i vendit. Ky lajm konfirmohet edhe nga një mbishkrim me shkronja gotike, para vitit 1494, ku shënohet se Shën Xama ishte ipeshkvi i parë ; i dyti, shën Faustiniani.

Sipas disa studiuesve, ky Shenjt përmendet nga Shën Athanasi, ipeshkëv i Aleksandrisë, në Apologjinë e tij kundër Arianit, në një listë ipeshkvijsh italianë, pjesëmarrës në Koncilin e Sardikës (emri i lashtë i Sofies, në Bullgari), në vitin 343. Ka shumë mundësi që kjo të jetë e vërtetë, mbasi shumica e këtyre ipeshkvijve, ishte nga viset e bregdetit Adriatik. Në këtë Koncil, sipas dëshmive historike, ishin të pranishëm edhe Ipeshkvijtë e Ilirikut. 

Shën Athanasi e kujton me emrin Faustinus, por nuk duhet harruar se në lashtësi ishte e zakonshme që njerëzit të thirreshin me emra të shkurtuar, në rastin tonë, nga Faustinianus, në Faustinus ose edhe më shkurt, Faustus. Sipas traditës bolonjeze, Shën Faustiniani, vdekur në vitin 313, e predikoi fenë në Bolonjë, në vitet 343, në kohën e persekutimit të Dioklecianit. Datat nuk përkojnë, edhe pse selia ipeshkvnore e Bolonjës nuk duhet të jetë themeluar para shekullit IV.

Kulti i Shenjtit filloi vetëm pas shekullit XII; ndërsa në vitin 1586, kardinali Gabriele Paleoti, i mbarti reliket e Faustinianit ipeshkëv, që kremtohet më 26 shkurt, në katedralen e qytetit, ku nderohen edhe sot. 

26 shkurt 2019, 12:06