Shën Polikarpi Izmirit, ipeshkëv e martir, nxënës i Shën Gjonit Apostull Shën Polikarpi Izmirit, ipeshkëv e martir, nxënës i Shën Gjonit Apostull 

Më 23 shkurt kalendari pёrkujton shën Polikarpin e Izmirit, ipeshkëv e martir

Polikarpi jetoi në heshtje e fshehtësi, duke mos pasur besim në forcat e veta, sepse tepër plak dhe i lodhur. Por kur i erdhi koha të dilte haptas e publikisht, diti ta mbrojë dhe kumtojë me një guxim të jashtëzakonshëm fenë e vet në Krishtin.

R.SH. - Vatikan

Më 23 shkurt, kalendari kishtar përkujton Shën Polikarpin e Izmirit, ipeshkëv e martir, nxënës i Shën Gjonit Apostull. Polikarpi, pra njohu nga afër Shën Gjonin Apostull dhe të tjerët apostuj që e kishin parë Zotin Jezus. Prandaj na paraqitet si dëshmitar i jetës apostolike dhe njeri i traditës së gjallë, siç shkruan ai vetë në letrat drejtuar filipianëve e maqedonëve të krishterë.

Polikarpi jetoi në heshtje e fshehtësi, duke mos pasur besim në forcat e veta, sepse tepër plak dhe i lodhur. Por kur i erdhi koha të dilte haptas e publikisht, diti ta mbrojë dhe kumtojë me një guxim të jashtëzakonshëm fenë e vet në Krishtin.

Fundin e tij e njohim nga një dokument, që mban datën e 23 shkurtit të vitit 155. Është një tregim me vlerë të madhe historike, agjiografike e liturgjike.
I zvarritur para Prokonsullit Stacio Kuadratit- rrëfehet në dokument – Polikarpi u ftua ta mohonte Krishtin, por ai u përgjigj me këto fjalë duke tundur kokën: “Që prej 86 vjetësh i shërbej e nuk më ka bërë kurrnjë të keqe: e si të blasfemoj kundër Mbretit tim që më shëlboi?
- A e di se mund të të djeg përsëgjalli? – i tha Prokonsulli.
- Zjarri me të cilin më kërcënoni – përgjigji Shën Polikarpi – të djeg për një çast, por pastaj kalon; unë ia kam frikë n zjarrit të amshuar të dënimit!”

E ndërsa digjej i gjallë në mesin e amfiteatrit të Smirnës (Izmirit të sotëmnë Turqi)), Polikarpi i lartonte Zotit një uratë të shkurtër, por nga zemra: “O Zot, qoftë lavdëruar emri yt i adhuruar në shekuj të shekujve, nga Jezu Krishti, meshtar i amshuar e i gjithëpushtetshëm – e qoftë i nderuar emri yt së bashku me Jezusin e Shpirtin Shenjt sot e përgjithmonë e jetës!”.

E sakaq, trupi i pjekur nga zjarri u shndërrua në një grusht hi. Mbetën, siç vijon të tregojë dokumenti i përmendur- vetëm pak eshtra, që u ruajtën si gurë të çmuar dëshmie për Krishtin e Gjallë.

23 shkurt 2019, 12:05