Kërko

Prof. Willy Kamsi Prof. Willy Kamsi  

Prof. Willy Kamsi në përvjetorin e vdekjes

Prof. Willy Kamsi qe Ambasador e diplomat i parë i Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë. Gjatë mandatit të tij diplomatik, menjëherë pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Vatikanit, punoi në ndërtimin dhe përforcimin e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Shqipërisë e Vatikanit.

R.SH. - Vatikan

Kujtojmë sot, prof. Willy Kamsi, në përvjetorin e kalimit të tij në amshim, Ambasadorin e parë të Shqipërisë pranë Vatikanit, intelektual e studiues i shquar i historisë, albanologjisë dhe kulturës. Njeri fisnik e me virtyte, një personalitet e atdhetar që kontribuoi shumë për kulturën, posaçërisht në fushën e historisë e të albanologjisë.

Prof. Willy Kamsi qe Ambasador e diplomat i parë i Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë. Gjatë mandatit të tij diplomatik, menjëherë pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Vatikanit, punoi në ndërtimin dhe përforcimin e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Shqipërisë e Vatikanit.

Qe dëshmitar i ndryshimeve të mëdha që ndodhën në marrëdhëniet ndërmjet Selisë së Shenjtë e Shqipërisë, por edhe një protagonist i vërtetë përmes një veprimtarie të dendur e të frytshme diplomatike. Fillimi e përforcimi i atyre lidhjeve vijon deri në ditët tona.

Pas mandatit diplomatik, Willy Kamsi u kthye në vendlindje, ku punoi me dashuri e kompetencë në bibliotekën e jezuitëve, pranë Seminarit ndërdioqezan ‘Zoja e Këshillit të Mirë’, në Shkodër. Pra, me pak fjalë prof. Willy Kamsi ka qenë dhe mbetët një pikë e rëndësishme referimi për Shkodrën, botën e historisë, të kulturës në përgjithësi dhe klerin shqiptar. 

Ambasadori i parë i Shqipërisë pranë Vatikanit, Willy Kamsi, ka jetuar me një fe të gjallë në Krishtin dhe atë e ka dëshmuar gjatë udhës së tij njerëzore si i krishterë, si studiues e si diplomat. Shkodra, Shqipëria, kultura e Kisha shqiptare ia kanë një borxh të madh mirënjohjeje e nderimi për atë që Willy Kamsi ka bërë e dëshmuar deri sa ishte i ngarkuar me detyra të ndryshme e madje deri në ditën e 24 janarit 2017, ku u kthye në shtëpinë e Atit Qiellor.

24 janar 2019, 16:26