Kërko

2019.01.21 GMG - Nel 2016 a Cracovia, Il presidente de Panama Juan Carlos Varela ha accompagnato i giovani del suo paese. 2019.01.21 GMG - Nel 2016 a Cracovia, Il presidente de Panama Juan Carlos Varela ha accompagnato i giovani del suo paese.  

DBR-së: Presidenti Panamasë, pritja e Papës është gëzim i madh për ne

"Është një gëzim i madh të pritesh Papën Françesku në Panama, si dhe një krenari e madhe që ka zgjedhur vendin tonë të vogël për të organizuar një Dita Botërore të Rinisë": kështu thanë një intervistë Për Vatican News Presidenti i Republikës së Panamasë, Juan Carlos Varela Rodr¡guez.

R.SH. - Vatikan

"Është një gëzim i madh të presësh Papën Françesku në Panama, si dhe një krenari e madhe që ka zgjedhur vendin tonë të vogël për të organizuar një Dita Botërore të Rinisë": kështu thanë në një intervistë për Vatican News Presidenti i Republikës së Panamasë, Juan Carlos Varela Rodr¡guez.

"Edhe njëherë, nga 23 janari, Panama do të jetë vendi që ndërton ura ndërmjet kombeve dhe kulturave, një pikë takimi, një pikë nisjeje, nga ku mesazhi që na sjell Papa Françesku do të mund të përhapet në të gjitha skajet e planetit”, shton Presidenti Varela.

"Të presësh Papën Françesku, Papën e parë latino-amerikan, në tokën e tij, në kontinentin e tij, jo për një vizitë baritore në një vend të caktuar, por për të bashkuar në një vend të vetëm mijëra të rinj nga e gjithë bota, është një bekim i madh për Panamanë dhe është në përkim me thirrjen tonë që kemi si urës lidhës dhe ndërmjetësues".

21 janar 2019, 17:29