2019.01.17 GMG Panama 2019 giovani del Brasile 2019.01.17 GMG Panama 2019 giovani del Brasile 

DBR-së 2019: Celam, nesër një Meshë për të rinjtë nga Amerika Latine

Për Këshillin Episkopal të Amerikës Latine, "të rinjtë përfaqësojnë opsionin preferencial për Kishën e Amerikës Latine dhe Karibe-s". "Do t'i bashkojmë mijëra shtegtarë të rinj për t’ia porositur Zotit, nëpërmjet uratës, udhëtimin dhe takimin e Atit të Shenjtë Françeskut me të rinjtë nga mbarë bota", pohon Celam-i.

R.SH. - Vatikan

Kremtimi i një Meshe për "të gjithë Amerikës Latine", është programuar për nesër në Panama, në kuadrin e Ditës Botërore të Rinisë (DBR-së), nga Këshilli Episkopal i Amerikës Latine (Celam). Takimi për kremtimin Eukaristik është është në orën 10.00 lokale në famullinë e Shenjtërores Kombëtare të Zemrës së Marisë. "Do t'i bashkojmë mijëra shtegtarë të rinj për t’ia porositur Zotit, nëpërmjet uratës, udhëtimin dhe takimin e Atit të Shenjtë Françeskut me të rinjtë nga mbarë bota", lexohet në një njoftim të  Celam-it.

Për Këshillin Episkopal të Amerikës Latine, "të rinjtë përfaqësojnë opsionin preferencial për Kishën e Amerikës Latine dhe Karibe-s". Me aktivitetin e saj baritor në mesin e të rinjve, "Kisha kërkon ndërtimin e qytetërimit të dashurisë", kjo "mënyra e saj për t'u manifestuar duke u nisur nga proceset e ungjillëzimit dhe nga impenjimi për të dhënë një përgjigje baritore ndaj situatës jo të lehtë që përjetojnë të rinjtë në të gjithë kontinent”.

21 janar 2019, 16:39