Katedralja e atentatit në Filipine Katedralja e atentatit në Filipine 

“Ndihmë për Kishën që vuan” mban qëndrim ndaj atentatit në katedralen e Filipineve

Fondacioni papnor “Ndihmë për Kishën që vuan” vajton viktimat e atentatit të djeshëm, gjatë meshës në katedralen e ishullit filipin të Jolos, në Rajonin Autonom të Mindanaos Mysliman. Tani për tani, bilanci flet për 20 viktima e rreth 110 të plagosur.

R.SH. - Vatikan

Siç tregon ipeshkvi i nderit i Jolos, imzot Lito Lampon, që tani është kryeipeshkëv në Citabato, një nga dy bombat shpërtheu në hyrjen e katedrales së Zojës së Malit Karmel, ndërsa tjetri, në parkingun aty pranë. Pjesa më e madhe e viktimave janë besimtarë, që shkonin në meshën e orës 8.00, çdo të diel. Atentati është marrë përsipër nga Isis, i cili pretendon se ka vrarë 40 vetë e ka plagosur 80 të tjerë.

Siç ka denoncuar disa herë “Ndihmë për Kishën që vuan”, prej vitesh, në rajonin Mindanao, me shumicë myslimane, të krishterët janë objekt i sulmeve të tmerrshme nga ana e ekstremistëve islamikë dhe e separatistëve Abu Sayaf, degë e Isisit. “Jemi të sigurtë – shkruhet në notën e Fondacionit papnor – se asnjë sulm, asnjë dhunë kundër të krishterëve nuk do ta çrrënjosë fenë nga zemra e katolikëve”.

28 janar 2019, 16:02