Kërko

Vatican News
Vetratë me shenjtorë Vetratë me shenjtorë  (Christian Baum / Bonsai Multimedia)

Kalendari kishtar përkujton shën Andrea Korsinin

Shën Andrea Korsini, karmelitan, ipeshkëv i Fiezoles, jetoi në periudhën 1301-1373 e vinte nga një familje fisnike fiorentine. Kur u bë epror provincial i Urdhërit karmelitan e, pastaj, ipeshkëv i Fiezoles, restauroi kuvendet e shkatërruara nga murtaja, ndihmoi të varfërit dhe iu përkushtua veprimtarisë për pajtimin ndërmjet komunave luftarake të kohës, duke e paguar impenjimin e tij edhe me burg. Vdiq më 6 janar 1373 e u shpall shenjt më 1629. Karmelitanët e zbathur e përkujtojnë më 9 janar.
09 janar 2019, 17:02