49 migrants stranded on NGO rescue ships of Maltese coast 49 migrants stranded on NGO rescue ships of Maltese coast 

Ipeshkvijtë maltezë kërkojnë ndërhyrjen e Evropës për emigrantët në det

"Mund vetëm të imagjinohen - vazhdojnë ipeshkvijtë - vuajtjet që u duhet të durojnë këta burra, gra dhe fëmijë, “faji” i vetëm të cilëve është se kanë ikur për të shpëtuar nga një mjedis mizor me shpresën për një jete më të mirë, në respekt me dinjitetin njerëzor që ne katolikët dhe evropianët e promovojmë fuqishëm si një nga vlerat tona themelore.

R.SH. - Vatikan

Ipeshkvijtë e Maltës dhe Gozo-s kanë shpreh "shqetësimin e tyre të thellë" në një letër dërguar ditëve të fundit sekretarit të përgjithshëm të Komisionit të Konferencave Ipeshkëvnore të Komunitetit Evropian (COMECE), At Olivier Poquillon. Në letër, ipeshkvijtë e Maltës kërkojnë edhe "përkrahjen e ipeshkvijve në Evropë", për fatin e dyzet e nëntë emigrantëve të cilët prej ditësh janë të bllokuar në Detin Mesdhe.

"Ironikisht - shkruan Imzot Charles Jude Scicluna, kryeipeshkëv i Maltës, me ipeshkvin ndihmës Imzot Joseph Galea-CURMI, dhe Imzot Mario Grech, ipeshkëv  i Gozo - ndërsa ne katolikët po festonin Lindjen e Zotit Tonë që u refuzua në kohën e lindjes, Evropa refuzoi strehimin e një grup prej tridhjetë e dy emigrantësh”.

Letra i referohet – njofton agjencia Sir - njerëzve që u shpëtuan pranë brigjeve të Libisë para dy javësh dhe atyre që më 2 janarin e  kaluar qenë autorizuar për t’u strehuar prej një stuhie në ujërat territoriale të Maltës, ndërsa një tjetër grup prej shtatëmbëdhjetë emigrantësh është bllokuar në det që më se një javë.

"Mund vetëm të imagjinohen - vazhdojnë ipeshkvijtë - vuajtjet që u duhet të durojnë këta burra, gra dhe fëmijë, “faji” i vetëm të cilëve është se kanë ikur për të shpëtuar nga një mjedis mizor me shpresën për një jete më të mirë, në respekt me dinjitetin njerëzor që ne katolikët dhe evropianët e promovojmë fuqishëm si një nga vlerat tona themelore. Kjo situatë tani ka nevojë urgjente për veprim", ngulin këmbë ipeshkvijtë të cilët ditëve të fundit u kanë kërkuar në mënyrë të përsëritur politikanëve të Maltës të "shprehin solidaritetin një mënyrë konkrete" me këta persona që gjenden në nevojë.

07 janar 2019, 18:13