Kërko

 Sulmi në bazën Nds të Afganistanit Sulmi në bazën Nds të Afganistanit 

Afganistan: masakër e talebanëve, më se 65 të vdekur. Amulli në bisedimet për paqen

Bilanci i sulmit të një shkolle ushtarake, në Afganistan, mund të arrijë në 100 viktima. Flaka e re e dhunës shpërtheu nga refuzimi i talebanëve për të biseduar me qeverinë Ghani.

R. SH. - Vatikan

Arrin në 65 të vdekur bilanci, ende i përkohshëm i sulmit të egër, që bënë dje talebanët kundër një qendre të stërvitjes së Nds (National Directorate of security) në jug perëndim të Kabulit, pranë kryeqendrës së Maidan Sahr. Por, sipas disa burimeve, numri i të vrarëve duhet të jetë shumë më i madh, ndoshta, 130.

Dinamika e atentatit

Atentati u krye nga dy kamikaze, në timon të një automjeti të vjedhur  nga ushtria amrikane, mbushur me lëndë shpërthyese. Pas kësaj, tre burra hynë në bazë, duke hapur zjarr, por mbetën sakaq të vrarë. Talebanët  e pranuan menjëherë autorësinë e sulmit, organizuar si përgjigje e vizitës rajonale të të dërguarit të posaçëm të SHBA-ve, Zalmay Khalilzad në Kinë, Indi, Afganistan e Pakistan, pikërisht për të kërkuar miratimin e qeverive të interesuara për paqësimin e Afganistanit, ku deri tani bisedimet për paqen janë në gjendje amullije të plotë!

22 janar 2019, 17:50