Kërko

2018.12.19 Natale Natività Gesù Bambino Adorazione dei pastori 2018.12.19 Natale Natività Gesù Bambino Adorazione dei pastori 

Shenjtorët e javës 23 - 30 dhjetor

Më 25 dhjetor, do të kremtojmë Lindjen e Zotit tonë Jezu Krishtit. Është Dita e Madhe e Krishtlindjes, Dita e festës së Mishërimit të Zotit kur gjithçka nis përtëritjen; errësira bëhet dritë e Engjëjt mbi Shpellën e Betlehemit këndojnë: “Lumni Zotit në qiej të larta e paqe në tokë njerëzve, që ai i do!

R.SH. - Vatikan

E diel 23 dhjetor, Kisha kremton të dielën e 4-të të e fundit të Kohës së Ardhjes. Po më 23 dhjetor, kalendari kishtar përkujton Shën Gjonin e Ketit. Nis, kështu, një nga javët më gazmore të vitit, që i afrohet fundit plot vezullime, premtime e shpresa. Zoti vjen rishtas mes nesh, për të rinuar ne dhe botën.

Të hënë më 24 dhjetor, bie Nata e Madhe e Shenjtë e Krishtlindjes. Kremtojmë festën kur Krishti fëmijë rilind në zemrat e njerëzve, në zemrat e atyre që besojnë e të atyre që nuk besojnë, sepse Zoti vjen në botë për të gjithë, duke u sjellë si dhuratë vetveten. Hyji deshi të bëhej njeri, duke hyrë në historinë konkrete të njerëzimit. Gjenealogjia e gjatë e fisit të Jozefit na dëshmon se Jezusi Zot i përket popullit hebraik e mbarë njerëzimit.

Të martën më 25 dhjetor, kremtojmë Lindjen e Zotit tonë Jezu KrishtitËshtë Dita e Madhe e Krishtlindjes, Dita e festës së Mishërimit të Zotit kur gjithçka nis përtëritjen; errësira bëhet dritë e Engjëjt mbi Shpellën e Betlehemit këndojnë: “Lumni Zotit në qiej të larta e paqe në tokë njerëzve, që ai i do!”, ndërsa besimtarët rijetojnë mrekullinë e Betlehemit në Meshët e Mesnatës e të Ditës së Lindjes së Shelbuesit të botës, Jezu Krishtit Zot. 

Të mërkurën me 26 dhjetor kalendari kishtar përkujton Shën Shtjefnin, martir i parë i krishterimit. Ja çfarë shkruante për festën e tij Shën Fulgjenci i Ruspes: “Më 25 dhjetor kremtojmë lindjen në kohë të Mbretit tonë të amshuar, sot kremtojmë mundimin ngadhënjimtar të ushtarit. Ditën e Krishtlindjes, mbreti ynë, i veshur me trup njerëzor e duke dalë nga prehri i Virgjërës, denjoi të vizitojë botën; sot, ushtari, duke dalë nga tenda e trupit, hyri ngadhënjimtar në qiell”.

Të enjten më 27 dhjetor, kalendari kujton Shën Gjonin ungjilltar. Biri i Zebedeut, vëllai i Jakobit, nxënësi i Gjon Pagëzuesit, është ndër të parët ndjekës të Jezusit. Është dishepulli i dashur, që, në darkën e fundit, vuri kryet në kraharorin e Jezusit. Dëshmitar i shndërrimit dhe i agonisë së Zotit, është i pranishëm tek këmbët e kryqit, ku Jezusi i besoi Nënën e vet. Bashkë me Pjetrin pa varrin e zbrazët të Krishtit dhe besoi në ringjalljen e Zotit. 

Të premten më 28 dhjetor, kalendari shënon kujtimin e Fëmijëve të Pafajshëm, martirëFëmijët e vrarë nga Herodi mbret i japin dëshmi Krishtit jo me fjalë, por me gjak. Ata na kujtojnë se martirizimi është dhuratë e Zotit.

Të shtunën më 29 dhjetor, kalendari kujton shën Tomën Becket, ipeshkëv e martir. U lind në Londër nga një tregtar i pasur dhe u bë kancelar i mbretit të Anglisë Henriku II, pastaj këshilltar dhe i besuari i tij. Kancelari i shkëlqyeshëm i mbretit u zgjodh udhëheqës shpirtëror i të krishterëve të Anglisë, u shugurua meshtar e ipeshkëv, por mbreti, që e kishte pasur mik, u bë armiku i tij. Tomas Beket u martirizua në katedralen e Londrës, i vrarë me shpatë para altarit. Ndërroi jetë duke thënë: “E pranoj vdekjen për Krishtin dhe për Kishën”.

Të dielën e ardhshme më 30 dhjetorKisha do të kremtojë Familja e ShenjtëFamilja e Marisë, Jezusit dhe Jozefit është modeli i familjes së krishterë. Familja e krishterë, kur e jeton dashurinë si bashkim e shërbim, si dhuratë reciproke, si bashkëpunim me të gjithë, përmes kthimit të vazhdueshëm në rrugën e Zotit, e ndihmuar nga Hiri Hyjnor, reflekton në botë shkëlqimin e Krishtit dhe bukurinë e Trinisë Hyjnore.

23 dhjetor 2018, 09:24