Kërko

2018.10.31 Terra Santa - Grotta del latte a Betlemme 2018.10.31 Terra Santa - Grotta del latte a Betlemme 

Nëntëditëshi i Krishtlindjes

Tё dielёn e kaluar, mё 16 dhjetor, tё tretёn tё diele tё Kohёs sё Ardhjes, qё na paraprinë e pёrgatit pёr kremtimin e Lindjes sё Jezu Krishtit, Kisha katolike e filloi nёntёditёshin e kёsaj sё kremte madhore.

R.SH.- Vatikan

Tё dielёn e kaluar, mё 16 dhjetor, tё dielen e  tretё tё Kohёs sё Ardhjes, qё na paraprinë e pёrgatit pёr kremtimin e Lindjes sё Jezu Krishtit, Kisha katolike e filloi nёntёditёshin e kёsaj sё kremte madhore.

Në liturgjinë e tri të dielave të para tё kohёs sё Ardhjes e në ditët e pushimit, deri më 16 dhjetor, theksohej me forcë tema e Ardhjes së dytë të Jezusit, në fundin e kohëve. Ndërsa ndërmjet 17 e 24 dhjetorit, kujtohen çdo ditë skena, ngjarje e profeci, që na çojnë drejt Shpellës së Betlehemit, drejt kremtimit të ditëlindjes së Birit të Zotit, që përkujtohet sidomos nëntë ditë para Solemnitetit.

Nëntëditshi i Krishtlindjes kremtohet në periudhën e dytë të Kohës së Ardhjes. Kujtojmë se takimet e bashkësisë së krishterë nëntë ditë me radhë para Festës, kanë karakter thellësisht popullor e festohen krahas liturgjisë zyrtare. Shprehje e përshpirtërisë së popullit, vijnë nga Mesjeta e largët, për të përforcuar fenë e devocionin ndaj Zemrës së Krishtit, Virgjërës Mari e Shenjtorëve.

Kjo traditë lindi në kohët kur bashkësia e krishterë ishte larg burimeve të Biblës e të liturgjisë, ose kur këto burime ishin të ndaluara e populli shtegtonte si në shkretëtirë, plot etje, në pritje të ujit të gjallë.

Shtegtim, që vijon edhe në kohët moderne, në të cilat populli i Zotit përpiqet ta ruajë të pacënuar  traditën e vet, e, pa harruar përmasën kishtare, merr pjesë nëntë ditë me radhë në kremtimet prekëse tradicionale, shoqëruar kryesisht me muzikë gregoriane. Kremton me besimin e sigurt  se shpresa nuk të zhgënjen, vetëm atëhere kur pranohet me gjithë zemër.

Atëherë  prania e Zotit lëshon mbi hijen e ftohtë të dimrit të shpirtit, rrezet e Diellit, në pritje të Ditës së madhe të kthimit të parë e të fundmë. E populli  vijon udhën drejt Krishtlindjes, i bindur se nuk sos me krye në shkëmb, shteg pa shteg.

18 dhjetor 2018, 09:05