Nëna e Hyjit, Gruaja që tha “Po”!
E lumja ti/ grua e zemrës së Zotit,/ që ke njerëzimin në shpirt,/ të lum do të jemi dhe ne,/ për tëndin/ e tonin “Amen”!.
R.SH. - Vatikan
Nëna e Hyjit, Gruaja që tha “Po”!
Mari, grua që gjegje ‘Po”,
“Po”-në e gjithë besnikërive,
përgjigje e thirrjes së dashurisë,
e ftesës së Fjalës.
Në fshehtësinë e strehës sate
në lutjen tënde të heshtur,
nga lart një zë
përshëndet, kumton, shpjegon:
Amen - është gjegjja.
Premtimi i lashtë
përmbushet plotësisht.
kjo ‘Po” e jotja
Besëlidhjen përtërin,
e përmbi tokë
bulon dashuria.
E lumja ti
grua e zemrës së Zotit,
që ke njerëzimin në shpirt,
të lum do të jemi dhe ne,
për tëndin
e tonin “Amen”!.
08 dhjetor 2018, 11:40