Kërko

Santa Lucia Santa Lucia  (© Biblioteca Apostolica Vaticana)

Më 13 dhjetor kalendari kujton Shën Luçinë, virgjër e martire

Luçia është shenjtore guximtare e besnike ndaj besojmës së saj në Krishtin Zot e Shëlbues, me një jetë të ndritur e tragjike, që frymëzoi faqe të tëra të hagjiografisë së lashtë, të cilat lexohen me një frymë, si roman. Luçia jetoi në fillim të shekullit IV të epokës së krishterë, në Sirakuzë.

R.SH. - Vatikan

Me 13 dhjetor, Kisha katolike kremton festën e Shën Luçisë, Shenjtore guximtare e besnike ndaj besojmës së saj, me një jetë të ndritur e tragjike, që frymëzoi faqe të tëra të hagjiografisë së lashtë, të cilat lexohen me një frymë, si roman. Shën Luçia nderohet shumë kudo në botë. Emri i saj, që në shqip përkthehet Dritë, është mjaft i përhapur edhe ndër shqiptarë. 

Shën Luçia, ёshtё Pajtore qiellore e dritës së syve. Besimtarët shqiptarë i kanë ngritur që kur një katedrale në qytetin bregdetar të Durrësit. E pikërisht në këtë katedrale kremtohet çdo vit, me përkushtim të veçantë, festa e Pajtores.

Luçia jetoi në fillim të shekullit IV të epokës së krishterë, në Sirakuzë. Ngjarja që shënoi kthesën e madhe në jetën e saj ishte shtegtimi së bashku me nënën e sëmurë në Katania të Italisë, për të marrë pjesë në përkujtimin e martirizimit të Shën Ages. U gjunjëzuan së bashku mbi varrin e martires dhe u lutën për shërimin e të sëmurës.

Luçia ra në një dremitje të thellë. Iu duk, si në ëndërr, Agia virgjër e i tha: "Luçí, motra ime, pse ma kërkon mua, atë që e ke fituar vetë? Ja, për hir të fesë sate, jot ëmë është shëruar. Ashtu si Krishti lumnoi nëpërmjet meje qytetin e Katanies, ashtu do të lumnojë nëpër ty qytetin e Sirakuzës, sepse me virgjërinë tënde i ke përgatitur një banesë të këndshme Zotit”.

Kur vajza u zgjua nga gjumi, mrekullia ishte kryer. E ajo vendosi t'ia kushtonte gjithë jetën Zotit!Shën Luçia, Pajtore e njerëzve që vuajnë nga sëmundjet e syve, u martirizua njëmijë e shtatëqind vjet më parë, gjatë persekutimeve të Dioklecianit.

13 dhjetor 2018, 11:22