Kërko

Karedrala Salzburgut Karedrala Salzburgut 

E Diela I e Kohës së Ardhjes: “Edhe ju të jeni gati!”

O Zot, e di Ti vetë, për ne, / Po e dimë fort mirë /se s’duhet ta humbasim/ asnjë çast e asnjë ditë/ të kësaj jete, që na u fal:/ Kësaj jete kaq të ndërlikuar./ Kësaj jete kaq të pasur,/ kësaj loje kaq të vështirë,/ që duhet luajtur plot besim,/ deri në fund të fundit,( nën hije të Atit!

R.SH. - Vatikan

Na nxitë për ditë o Zot!

Kanë tingujt e kërcënimit

Fjalët e Ungjillit tënd: o Jezus.

“S’e dimë as çastin, as orën!”.

E shembujt të tmerrojnë:

përmbytja e madhe e botës,

hajduti që t’thyen shtëpinë,

humbja e punës së ndershme

pa të cilën s’ka bukë në sofër…

Na nxitë për çast o Zot

edhe na porositë

të jemi gati për ditën e ardhjes sate.

Ti e di se dita e mbrame na tremb,

ndoshta pse s’dimë këtë jetë si ta jetojmë

çast për çast e orë për orë.

Po ta jetonim kështu,

do të ishim gjithnjë gati.

Sepse s’ është jeta që vlen aq,

sa vlen aftësia për ta jetuar

çast për çast, e ditë për ditë…

Për ta shijuar kështu

gëzimin që vjen prej Teje,

paqën, që vjen me Ty,

e për t’ua dhuruar dhe të tjerëve!

O Zoti im!

Na tremb dita e mbrame,

dhe pse besojmë se na do,

se i njeh ligështitë tona njerëzore,

se na shikon me mëshirë,

se nuk mendon të na dënosh,

e shtegtun na e lë gjithnjë hapur.

Nuk e dimë ditën,

kur Ti do të vish përsëri,

E di Ti vetë, për ne,

Po e dimë fort mirë

se s’duhet ta humbasim

asnjë çast e asnjë ditë

të kësaj jete, që na u fal:

Kësaj jete kaq të ndërlikuar.

Kësaj jete kaq  të pasur,

kësaj loje kaq të vështirë,

që duhet luajtur plot besim,

deri në fund të fundit,

nën hije të Atit!

Nga Ungjilli shenjtë sipas Markut  (Mk 13, 33-37) 

Në atë kohë, Jezusi u tha nxënësve të vet: “Rrini me kujdes! Rrini zgjuar, sepse nuk e dini kur do të vijë ai çast. Me të do të ndodhë, si me atë njeri që, duke u nisur për rrugë, e la shtëpinë e vet dhe ua la në kujdes shërbëtorëve: secilit ia caktoi punën e vet e derëtarit i urdhëroi të rrijë zgjuar. Prandaj: rrini zgjuar, sepse nuk e dini kur do të vijë i zoti i shtëpisë: në mbrëmje a në mesnatë, kur këndojnë gjelat apo në mëngjes – që, nëse vjen papritmas, të mos ju gjejë fjetur.  Çka po ju them juve, ua them të gjithëve: rrini zgjuar!” Fjala e Zotit!

01 dhjetor 2018, 12:04