Kërko

Qirinjtët e ndezur shenjë e lutjes së besimtarëve Qirinjtët e ndezur shenjë e lutjes së besimtarëve 

Shenjtorët e javës 18 – 25 nëntor

Çdo ditë, Kisha na paraqet një ose disa shenjtorë e të lum, që t’u lutemi ose t’u përngjasim. Këtë javë, për shembull, do të kujtojmë disa, shumë të dashur e të veçantë që na ndihmojnë në udhën e fesë e të vëllazërimit.

R.SH. - Vatikan

E diel 18 nëntor, Kisha katolike do të kremtohë të Dielën e 33-të gjatë vitit kishtar liturgjik, e gjithnjë më 18 nëntor kalendari kujton liturgjik shënon përvjetorin e Shugurimit të Bazilikës vatikanase (1626) e të Bazilikës ostiense (1854) në Romë.  Kjo festë kujton se lutja e vazhdueshme dhe bamirësia, janë dy cilësitë që e dallojnë të krishterin, i cili sillet kështu sepse përpiqet t’i ngjajë Zotit. Duke jetuar me lutje e dashuri, ecim të sigurt në rrugët që çojnë drejt qiellit.

Të hënën më 19 nëntor, kalendari përkujton shën Barlaamin e Antiokisë, martir, e shën Matildën e Heftës.  Liturgjia e ditës na siguron se fati i dishepullit të Jezusit nuk mund të ndryshojë nga ai i Mësuesit. E megjithatë ia vlen të shkëputesh nga çdo dashuri tokësore, për të fituar gëzimin e pasosur të dashurisë së Zotit.

Të hënën më 19 nëntor, kalendari Kishtar përkujton shën Matildën virgjër e shën Abdinë profet. Jemi afër përfundimit të vitit të Kishës, prandaj është kohë bilanci e programimi. Jezusi me shëmbëlltyrën e talenteve na fton t’i investojmë a qesim mirë në punë dhuntitë e burimet e natyrës e hiret hyjnore që kemi marrë, për rritjen tonë njerëzore e shpirtërore.

Të martën më 20 nëntor, kalendari kishtar përkujton shën Gjelazi I, papë. Liturgjia e ditës na kujton se kur duam me të vërtetë, nuk presim kurrfarë shpërblimi. Duam ashtu si na do Zoti, që na shpëtoi e na fton çdo ditë në tryezën e vet, pa kërkuar dhuratë tjetër, veç asaj të dashurisë për Të e për të afërmin.

Të mërkurën më 21 nëntor kalendari përkujton festën e Kushtimit të Zojës Mari a festën e Paraqitjes së Lumes Virgjër Mari në Tempull. Sipas traditës së lashtë, që tregohet edhe në disa nga shkrimet apokrife, Zoja Mari iu kushtua Hyjit në tempull që kur ishte fëmijë. Në këtë mënyrë ajo e përgatiti trupin dhe shpirtin për të pritur fjalën që do të bëhej njeri në kraharorin e saj. Ky përkujtim ka rëndësi ekumenike, sepse misteri i paraqitjes së Zojës Bekuar në tempull ka gjetur jehonë të gjerë në botën ortodokse.

Po më 21 nëntor, në festën e Paraqitjes së Zojës në tempull, Kisha lutet për bashkësitë monastike në mbarë botën. E gjithnjë më 21 nëntor, bie përkujtimi i shën Gjelazit I, papë. Po më 21 nëntor bie Dita botërore e Klaustraleve, do të thotë të murgeshave që jetojnë nëpër

Të ënjtjen më 22 nëntor, kalendari përkujton shën Çeçilien, virgjër e martire. Liturgjia e ditës na kujton se vetëm ai që do ta ketë dhuruar plotësisht jetën, do të shpërblehet në ditën e mbramë. Ndërsa kush ia mbyll vëllezërve portat e zemrës, nuk është në gjendje ta pranojë ardhjen e Zotit.

Të premten më 23 nëntor, kalendari kishtar përkujton Shën Klementin I papë e martir, e Shën Kolombianin abat dhe e Shën Feliçitës martire. Liturgjia e ditës na kujton vejushën e Ungjillit. Lëmosha e saj është më e madhja, sepse nuk dha vetëm tepricat, por gjithçka kishte mbas shpirtit. Zoti i pranon dhuratat tona, kur i japim gjithçka i përket.

Të shtunën më 24 nëntor, kalendari përkujton Shën Andreun Dun-Lak, meshtar e shokëve të tij martirë e Shën Krizogonin, martir. Liturgjia e ditës na kujton fjalët që thotë Jezusi për rrënimin e Tempullit, duke kumtuar kështu se gjithçka kalon e se fundi i botës është pashmangshëm. Urojmë të mos e gjejë asnjërin nga ne të papërgatitur.

Të dielën e ardhshme më më 25 nëntor, Kisha katolike do të kremtojë solemnitetin e Jezu Krishtit, Mbret të Gjithësisë, e gjithnjë më 25 nëntor, kalendari kishtarrkujton Shën Katerinën e Aleksandrisë, virgjër e martire; Shën Moisiun, martir; Shën Pjetrin e Aleksandrisë, ipeshkëv e martir dhe të Lumët Luigji e Maria Beltrame Kuatroki, bashkëshortë. 

Duke e njohur Jezusin si mbret, besojmë se me anë të tij Hyji ka dëftuar në mënyrë të plotë se realizimi i njeriut mund të vërtetohet vetëm nëse i bindemi vullnetit të tij. Nuk ka asnjë veprim njerëzor që të mos i nënshtrohet gjykimit të Hyjit, nuk ka hapësirë në histori që mund të shmangë marrëdhënien me Hyjin nëpërmjet Jezusit. Doktrina mbi zotërimin e Krishti na mëson edhe një herë se jeta për të cilën jemi thirrur është e njëjta jetë që ka jetuar Jezu Krishti: jeta në shërbim të vëllezërve.

18 nëntor 2018, 16:13