Kërko

2018-01-31 interno abbazia vetrate 2018-01-31 interno abbazia vetrate 

Shenjtorët e javës 11 - 18 nëntor

Liturgjia e kësaj dite na kujton se kush jeton për Zotin, dhuron gjithnjë me duar plot e nuk mbetet kurrë i zhgënjyer.

R.SH. - Vatikan

E diel 11 nëntor, Kisha katolike kremton të dielën e 32-të gjatë vitit kishtare e, po, gjithnjë mё 11 nёntor, kalendari kujton shёn Martinin, ipeshkëv i Turit e shën Bartolomeun, abat i Grotaferratës.  Liturgjia e kësaj dite na kujton se kush jeton për Zotin, dhuron gjithnjë me duar plot e nuk mbetet kurrë i zhgënjyer.

Tё hёnёn më 12 nëntor, kalendari kishtar kujton shën Jozafatin, ipeshkëv e martir e shën Diegon, laik françeskan.

Të martën më 13 nëntor, kalendari kishtar përkujton kalendari kishtar kujton shën Nikollën I papë e shën Agostina Pietrantonin, virgjër.

Të mërkurën më 14 nëntor, kalendari kishtar përkujton shën Serapionin, ipeshkëv i Aleksandrisë.

Të enjten më 15 nëntor, kalendari përkujton shën Albertin e madh, ipeshkëv e doktor të kishës dhe ahën Jozef Pinjatelin, meshtar jezuit. 

Të premten më 16 nëntor, kalendari kishtar përkujton shën Margeritën e Skocisë e shën Gjeltruden, virgjër benediktine.

Të shtunën më 17 nëntor, kalendari kujton shën Elizabetën e Hungarisë, terciare françeskane. 

Të dielën e ardhshme më 18 nëntor, Kisha katolike do të kremtohë të Dielën e 33-të gjatë vitit kishtar liturgjik, e gjithnjë më  18 nёntorkalendari kujton përvjetorin e Shugurimit të Bazilikës vatikanase (1626) e të Bazilikës ostiense (1854) në Romë.  Liturgjia e kësaj së diele evokon ardhjen e mbrame të Zotit Jezus, që është në qendër të rrëfimit të fesë në Besojmë: “ E përsëri do të vijë, për të gjykuar të gjallët e të vdekurit, e mbretëria e tij nuk do ketë mbarim”. Pritja e ardhjes së Zotit paraqitet nga fragmenti Ungjillor i kësaj së diele si plotësim i projektit të tij të shpëtimit e këndej si çlirim nga i keqi dhe vdekja e përjetshme.  Kjo shpresë e ardhshme, për të krishterin, domethënë se duhet të kontribuojë për shndërrimin e të sotmes në drejtim të Mbretërisë së Hyjit.

11 nëntor 2018, 12:19