Versioni Beta

Cerca

Vatican News
 statua angelo, tomba, cimitero statua angelo, tomba, cimitero  (ANSA)

Lutja për të vdekur MË DEGJO, O Zot!

Kush âsht njeri n' kët’ dynja, / T' mbramet tona i kqyrë pa pra, / Kush t' mbramet i kujton, / Nuk thotë Zoti se mkatnon! / Katër janë sendet e vona, / Që pa prâ do t'i kujtona: / Mordja, gjygji, Ferr' i mnershëm, / Edhe Parrizi i gjithësahershëm.

R.SH. - Vatikan

MË DEGJO, O HYJ!

Më patën thënë se ti nuk ekziston
e unë si një idiot, u besova.
Por, një natë më pare
prej fundit të një grope që e kishte hapur një bombe
e pashë qiellin tënd.
Papritmas kuptova se më kishin gënjyer.
Po të isha munduar të shikoja mirë
gjerat që i ke krijuar ti,
do ta kisha kuptuar menjëherë se njerëz të tillë
nuk pranojnë ta quajnë macen mace.
Çudi që më është dashur
të vij këtu, në ketë ferr
që ta gjej kohën për ta shikuar fytyrën tende!
Unë të dua, në mënyrë të tmerrshme...
ja, ajo që dëshiroj dua që ti ta dish.
Pas pak ka për të filluar një betejë e tmerrshme.
Kush e di?
Është e mundur që të vij tek ti edhe sonte.
Nuk kemi qenë shokë të mirë deri tani
e unë e pyes veten, o Zoti im,
a thua ti do të më pritesh te dera.
Shiko: ja se si po qajë!
Pikërisht unë, unë të qaravitëm?
Ah, po të kisha njohur më pare..
Të shkojmë! Më duhet të shkoj.
Sa gjë qesharake:
pasi të kam takuar nuk kam më frikë të vdes.
Mirupafshim!

(Lutja e gjetur në çantë shpine të një ushtari të vdekur  më 1944 gjatë Luftës së II-të Botërore, në Montecassino, Itali).

Një lutje e tillë, pra e moçme, është edhe kënga popullore me motive fetare, në formë vjershe:

"Kush âsht njeri n' kët dynja".

Kush âsht njeri n' kët’ dynja,
T' mbramet tona i kqyrë pa pra,
Kush t' mbramet i kujton,
Nuk thotë Zoti se mkatnon!
Katër janë sendet e vona,
Që pa prâ do t'i kujtona:
Mordja, gjygji, Ferr' i mnershëm,
Edhe Parrizi i gjithësahershëm.
Mâ parë deka ka me ardhë,
Dhe për t' qitë, me t' mirë ta bajnë,
Prej gjithkujt ka me na nda
Prej t' gjitha t' mirave t' kësaj dynjaje.
Përmas gjygji i madhi Zotit
Ka me na nda neve përgjithmonë,
O n' Ferr o n' Parriz me na çue,
Si n’ këtë tokë qi e kem fitue.
Sa t' jet Zoti qi asht Zot,
Kem me hjek gazepe plot
……………….
Arqipeshkvi ka me na pshtue
Kishat tona mos me na i ngujue
S' ka kush fenë me na ndërrue.

Faksimil nga Amza e të vdekurve të famullisë së Zymit,
për datën: 16. 7. 1913/7.

02 nëntor 2018, 10:09