Migrant from Central America holds son while awaiting for food outside shelter in Tijuana, Mexico Migrant from Central America holds son while awaiting for food outside shelter in Tijuana, Mexico 

Karvani i emigrantëve. Unicefi: e drejta e azilit për fëmijët

"UNICEF është thellësisht i shqetësuar për sigurinë e më shumë se 1.000 fëmijëve emigrantë të cilët janë duke lëvizur nëpërmjet Meksikës ose duke pritur në kufi në Tijuana që kërkesat e tyre për azil të merren parasysh nga autoritetet e imigracionit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

R.SH. - Vatikan

Këta fëmijë kanë një qasje të kufizuar në shumë prej shërbimeve thelbësore që u nevojiten për shëndetin dhe mirëqenien e tyre, duke përfshirë ushqimin, arsimin, ndihmën psikosociale dhe asistencën shëndetësore. Fëmijët janë gjithashtu në rrezik të shfrytëzimit, abuzimit dhe trafikimit derisa janë për udhëtim, në kampet e mbushura me njerëz dhe në qendrat e pushimit në zonën kufitare. Këto kushte kaq të vështira janë pasojë e faktit që ata tashmë kanë ikur nga dhuna, krimi, varfëria shkatërruese dhe mungesa e mundësive në vendet e tyre të Amerikës Qendrore në veri.

UNICEF u kërkon qeverive të drejtat e azilit për fëmijët migrues

Një fëmijë është para së gjithash një fëmijë, pavarësisht nga statusi i tij si emigrantë. Në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, UNICEF-i u bën thirrje të gjitha qeverive të sigurojnë që këta fëmijë emigrantë të kenë qasje në procedurat e kërkimit të azilit menjëherë, pavarësisht se si hyjnë në vend.

UNICEF bën thirrje për unitetin e familjeve migrante që janë të ndara

UNICEF gjithashtu u kërkon qeverive të rajonit që t'i mbajnë familjet së bashku dhe të përdorin alternativa të miratuara për ndalimin e emigracionit, siç është menaxhimi i çështjeve lokale për familjet. Paraburgimi dhe ndarja e familjeve janë përvoja thellësisht traumatike që mund t'i bëjnë fëmijët më të ekspozuar ndaj shfrytëzimit e abuzimit dhe mund t’u krijojnë stres të dëmshëm me pasoja shkatërruese afatgjata.

Përballimi i shkaqeve të migracionit të parregullt

Së fundi, u kërkojmë qeverive të rinovojnë veprimet e tyre për t’i ballafaquar shkaqet rrënjësore të migracionit të parregullt si: varfërinë, dhunën, mungesën e mundësisë së formimit dhe gjendjen e rëndë ekonomike. Deri sa nuk do të jepet përgjigjet, për këto shkaqe, në një mënyrë të rëndësishme e domethënëse dhe afat të gjatë, familjet dhe fëmijët do të jenë të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre në kërkim të një sigurie ose një të ardhmeje më premtuese, plot shpresë, nëpërmjet rrugëve jo të rregullta të migracionit. UNICEF është i gatshëm të punojë me të gjitha qeveritë në rajon për të siguruar që fëmijët migrues të kenë mbështetjen dhe shërbimet që u nevojiten dhe që t’u respektohen të drejtat e tyre".

30 nëntor 2018, 17:08