Camerun manifestazioni a Bamenda Camerun manifestazioni a Bamenda 

Kamerun: u rrëmbyen 79 studentë të një shkolle të krishterë

Ngjarja tregon përshkallëzimin e dhunës së kryer nga grupet e armatosura e rajonit të gjuhës angleze kundër qeverisë qendrore frëngjishte-folëse të Yaoundé-s, që akuzojnë për diskriminim.

R.SH. - Vatikan

Kriza në rajonet e gjuhës angleze të Kamerunit është përkeqësuar, ku dje, më 5 nëntor, në Bamenda, në veriperëndim të vendit, u rrëmbyen 79 studentë dhe 3 përgjegjës të një shkolle të mesme të krishterë presbiteriane. Rrëmbyesit i përkasin " Amba boys", separatistëve anglishtfolës.

Ngjarja e rëndë ndodhi në pragun e ceremonisë së betimit të presidentit Paul Biya, i cili u rizgjodh për të shtatën herë.

Kjo ngjarje tregon përshkallëzimin e dhunës së kryer nga grupet e armatosura të këtij rajoni të gjuhës angleze kundër qeverisë qendrore frëngjishte-folëse të Yaoundé-s, që akuzojnë për diskriminim.

06 nëntor 2018, 14:22