Kërko

Ftesa për koncertin në kishën e Shën Gjonit të Malvës Ftesa për koncertin në kishën e Shën Gjonit të Malvës 

Festimet për pavarësinë në Romë. Ana Lushi: koncerti në kishën e Trasteveres

Kremtime të ndryshme ndër bashkësitë shqiptare në Itali, me rastin e 28 nëntorit. Për koncertin në kishën e shën Gjonit të Malvës, flet Ana Lushi, soprano.

R.SH. - Vatikan

Me afrimin e 28 nëntorit, edhe bashkësitë shqiptare në Itali përgatiten për kremtime të ndryshme. Të diel, më 25 nëntor, në orën 10.30, me rastin e festës së Pavarësisë së Shqipërisë, në kishën e shën Athanasit në Romë, pikë referimi për arbëreshët, do të kremtohet liturgjia bizantine në gjuhën shqipe, kryesuar nga papas Giuseppe Di Miceli.

         Po të diel, kësaj radhe, pasdite, në kishën e shën Gjonit të Malvës, në Trastevere, ku mblidhen shqiptarët e diasporës, në orën 16.00, do të mbahet një koncert me artistë të njohur shqiptarë në mërgim. Rasti është natyrisht, 106-vjetori i pavarësisë së atdheut mëmë, por edhe 550-vjetori i vdekjes së Skënderbeut, në përfundim të Vitit kushtuar Heroit Kombëtar. Për këtë veprimtari, flet në mikrofonin tonë, sopranoja shqiptare Ana Lushi…

Dëgjo Ana Lushin
22 nëntor 2018, 17:35