Kërko

Gjergj Kastrioti Skënderbeu Gjergj Kastrioti Skënderbeu 

Fan S. Noli HYMNI I FLAMURIT

O Flamur gjak, o Flamur shkabë,/ O vënt e vatr' o nën' e babë, / Lagur me lot, djegur me flagë, / Flamur i kuq, Flamur i zi. .. 1Flamur që lint Shën Kostandinin, / 10 Pajton Islamn' e Krishtërimin, / Çpall midis feve vllazërimin, / Flamur bujar për Njerëzi.

Fan S. Noli
HYMNI I FLAMURIT
O Flamur gjak, o Flamur shkabë,
O vënt e vatr' o nën' e babë,
Lagur me lot, djegur me flagë,
Flamur i kuq, Flamur i zi.
5 Fortesë shkëmbi tmerr tirani,
S'të trëmp Romani, as Veneciani,
As Sërp Dushani, as Turk Sulltani,
Flamur i math për Vegjëli.
1Flamur që lint Shën Kostandinin,
10 Pajton Islamn' e Krishtërimin,
Çpall midis feve vllazërimin,
Flamur bujar për Njerëzi.
Me Skënderben' u lavdërove
Dhe në furtun' i funtmi u-shove,
15 Me Malon prapë lart vrapove,
Yll i pavdekur për Liri.
Sa shpesh pastaj për-dhe u-shtrive
Me zjarr e zi u ndeze, u nxive,
Po çdo mizor me shpat' e grive,
20 O fushë-kuq, o shkabë-zi.
Përpjetë prije Shqipërinë,
Përlintja shpirtin dhe fuqinë,
Diell për vllanë, yrnek për fqinë
Për botën ëndr' e qjell i ri!


28 nëntor 2018, 14:08