Kërko

Dioqeza Prizren-Prishtinë promovoi tre libra për Gjergj Kastriotin në Prishtinë Dioqeza Prizren-Prishtinë promovoi tre libra për Gjergj Kastriotin në Prishtinë 

Dioqeza Prizren-Prishtinë promovoi tre libra për Gjergj Kastriotin

Kisha katolike dioqezane e Kosovës paraqiti tre libra, si një kontribut të çmuar, për ta ndriçuar figurën madhore të kombit shqiptar, atë të Gjergj Kastriotit.

R.SH. - Vatikan

Saleziani

Saleziani shqiptar, dom Dominik Qerimi, në emër të Kishës katolike dioqezane të Kosovës, paraqiti promovimin e tre librave kushtuar figurës e veprës së Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Edhe kjo ngjarje, sipas dom Domnik Qerimit, tregon vëmendjen e Kishës Katolike në Kosove dhe në Shqipëri, ndaj Vitit Jubilar të 550-vjetorit të vdekjes së heroit të kombit shqiptare dhe nënvizon veprën e lavdishme, në periudhën e Gjergjit tonë, vendimtare për fatet e popullit shqiptar.

“Kujtimi i Skënderbeut ndër Arbëresh” ishte kumtesa e parë që u mbajt nga prof. Domenico Morelli, i cili më pas paraqiti edhe botimin me titull: “Shqipëria dhe Selia e Shenjtë në kohën e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut”, të autorit Alessandra Serra, po ashtu arbëresh, me dëshmi të mbështetura në burime e në dokumenta origjinale arkivore.

Librin e dytë “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu “Athleta Christi”, me përzgjedhje studimesh të klerikëve katolikë”, botuar nga françeskanët e Shqipërisë, e prezantoi dr. Gjon Berisha.

Librin e tretë: “Kuvendime në mbretërinë e të vdekurve, bashkëbisedim midis Gjergj Katriotit dhe Karlit të madh“ të autorit Lorenzo Ignacio Thjule, e prezantoi dr. Xhavit Beqiri. Po më hollësisht nga Prishtina të ndjekim shërbimin e Rabie Ibrajt...

Dioqeza Prizren-Prishtinë promovoi tre libra për Gjergj Kastriotin në Prishtinë

Tre libra për Gjergj Kastriotin u paraqiten në Prishtinë nga dioqeza Prizren-Prishtinë

Ne selinë e Dioqezës se Kosovës, ngjitas me Katedralen “Shën Nene Tereza” ne Prishtine, ne mbremjen e 9 nentorit, para nje audience te perkushtuar, u promovuan tre libra kushtur Atletit te Krishtit, ikones se kombit, Gjergj Kastriotit, tjeter aktivitet ky ne kuader te Vitit Mbarkombetar, 550 vjetorit te perjetesise se tij.

Dom Dominik Qerimi, drejtor i shkolles “Dom Bosko” ne Gjilan e hapi këtë eveniment duke thënë se Kishat Katolike në Kosove dhe në Shqipëri, nuk mund ta anashkalonin një ngjarje të tillë dhe se këto aktivitete, sikurse edhe ky i sotëm, po e mbajnë gjallë një të kaluar të lavdishme, atë të  periudhës së Gjergjit tonë.

“Kujtimi i Skenderbeut nder Arberesh” ishte kumtesa e pare qe e prezantoi prof. Domenico Morelli, studiues i njohur, i cili arberesh, i cili tha se ky vit jubilar eshte rast i volitshem per ta riaktualizuar kujtimin per Skenderbeun. “Kujtesa e Skenderbeut mbetet e gjalle nder shekuj permes kujteses gojore dhe veprave te shkrimtareve me te rendesishem, jo vetem shqiptare. Siç e dini, jane gati 400 edicione te veprave historike letrare qe i kushtohen atij ne gjithe Evropen. Popujt e kercenuar e te shkelur, e ngjallnin serish ate kujtim  per t,u frymezuar ne mbrojtjen e vlerave te larta e te pavdekshme. Skenderbeu eshte personazh i nderlikuar i pershkruar si kalores i rrezikshem nga armiqte, por lartues e hero ne luften kunder otomaneve”, tha Morelli, duke folur ne vazhdim per pasionin e arberesheve ne ruajtjen me fanatizem  te gjuhes, traditat e kulturen shqiptare dhe lidhjen me token e te pareve radhazi per gjashte shekuj. 

Studiuesi  Morelli paraqiti edhe botimin me titull: “Shqiperia dhe Selia e Shenjte ne kohen e Gjergj Kastriotit – Skenderbeut”, te autorit Alessandra Serra, po ashtu arberesh, deshmi te mbeshtetura ne burime e dokumente origjinale arkivore.

“Gjergj Kastrioti – Skenderbeu “Athleta Christi”, perzgjedhje studimesh të klerikeve katolike”, ishte nje botim tjeter prezantimin e te cilit e beri dr. Gjon Berisha. “Une kam shkeputur vetem 15 shkrime nga opusi i madh i kleriekve, sidomos franceskanve  qe kane dhene kontribut te pacmuar per ta ndricuar  figuren me madhore te kombit, ate te Gjergj Kastriotit” tha Berisha, i cili ishte sherbyer nga revistat e kohes, si Hylli i Drites, Leka, Shejza, Jeta Katolike Shqiptare etj.

Libri i trete i kesaj mbremje ishte: “Kuvendime ne mbreterine e te vdekurve, bashkebisedim midis Gjergj Katriotit dhe Karlit te madh“ te autorit Lorenzo Ignacio Thjule, dhe qe e prezantoi dr. Xhavit Beqiri. “Skenderbeu bente lufte mbrojtese, ndersa Karli Madh lufte sulmuese, e ndonese karakteri i luftes, ndryshonte, ne thelbin e saj kauza ishte e njejte. Perveçse si një “kronikë” e jetes dhe e te bemave te dy heronjve te saj, kjo veper duhet te shihet edhe si nje ligjerim predikimi edukues, sidomos per te rinjte, sepse, ne fakt, glorifikimi i lufterave, sakrificave dhe fitoreve te lavdishme te te dy heronjve eshte njekohesisht edhe trokitje e thekshme  per vetedijesimin e krishtere edhe me te madh te popujve te Evropes”, tha Beqiri.

Kete ngjarje kulturore, me nje pershendetje e permbylli ipeshkvi i Kosoves, Imzot Dode Gjergji  i cili mes tjerash tha se ky Vit  Jubilar eshte momenti me i bukur, qe ne shqiptaret ta kthejme fytyren tone ne pasqyren e Gjergj Kastriotit sepse ne kete pasqyre shqiptaret e njohin veteveten  me mire dhe lidhen forte me te verteten qe na e ka deshmuar Gjergj Kastrioti.

13 nëntor 2018, 13:36