Kërko

EGYPT-UNREST-RELIGION EGYPT-UNREST-RELIGION 

Atentat terrorist kundër tё krishterëve në Egjipt

Bilanci jozyrtar flet për të paktën shtatë të vdekur dhe 14 të plagosur. Imzot Musarò, nunc apostolik nё Egjipt, " kanё rënë në një spirale të dhunës dhe tёurrejtjes që dënojmë me forcë".

R.SH. - Vatikan

Atentat terrorist kundёr tё krishterёve Kopto-ortodoksë në Egjipt,  qё po shtegtonin me autobus nё manastirit tё Shën Samuelit Rrëfimtar, nё Egjiptin qendror.  

Sipas Nuncit apostolik nё Egjipt, Imzot Musarò " kanё rënë në një spirale të dhunës dhe tё urrejtjes që dënojmë me forcë"

Autorët e atentatit duan të destabilizojnë vendin dhe të konfirmojnë praninë e tyre, ky komentimi i peshkopit kopto-katolik të Asytut, Imzot Kyrillos William.

"Një episod i dhunës që trazon një periudhë gjatё sё cilёs dukej se ishte gjetur qetësia dhe siguria. Kemi rënë në këtë spirale të dhunës dhe urrejtjes që dënojmë me forcë ". Me këto fjalë,pra, nunci apostolik në Egjipt, Imzot Bruno Musarò, komenton atentatin e ekstremistëve islamikë kundër një autobusi që transportonte shtegtarët e krishterë Kopto-ortodoksë nё manastirin e Shën Samuelit Rrëfimtar, rrugës midis Sohag dhe Minya, në guvernoratin e Minya, nё Egjiptin qendror.

Përgjegjësia e atentatit kundёr tё krishterёve është marr nga Isis. Sipas një rindërtimi të parë, terroristët e bllokuan automjetin dhe filluan të qëllonin me armë zjarri. Bilanci jozyrtar flet për të paktën shtatë të vdekur dhe 14 të plagosur.

Edhe dy autobusë të tjerë me shtegtarë thuhet se janë përfshirë në sulmin, i cili pёr mënyrën se si ka ndodhur, ёshtё një i ngjashëm me atё qё pati ndodhur në maj të vitit 2017. Në atë kohë dhe atё rast të vdekurit ishin mbi 30, të gjitha shtegtarë tё krishterë tё nisur drejt të njëjtit manastir e vendi tё shenjtё.

Sipas burimeve lokale, atentati ka qenë një ekzekutim i ftohtë, ndoshta i bërë si një përgjigje e menjëhershme ndaj një operacioni kundër terrorizmit për të dëmtuar imazhin e vendit, në ditën e fillimit të Forumit Rinor të Rinisë në Sharm el-Sheikh.

"Në këtë moment nuk mund të mos jemi pranë familjeve të viktimave, të të plagosurve dhe ti lutemi Zotit për ta. Në të njëjtën kohë, siç na porosit Papa Françesku, duhet të ushqejmë shpresën. Zoti i ndihmoftё të gjithë në këtë moment kaq të dhimbshëm, "përfundon nunci apostolik (ambasadori i Vatikani) në Egjipt, Imzot Bruno Musarò. 

02 nëntor 2018, 22:00