Papa  gazetarëve:  e vërteta duhet të fitojë mbi interesat e palëve kundërshtare Papa gazetarëve: e vërteta duhet të fitojë mbi interesat e palëve kundërshtare 

800 gazetarë të vrarë në 10 vjetët e fundit

Viti më i përgjakshëm për gazetarët ishte 2012-ta, me 124 vrasje. E lexojmë në një Raport, hartuar për Ditën Ndërkombëtare të OKB-së, kremtuar më 2 nëntor, që kërkon t’i jepet fund qëndrimit ndaj kriminelëve të padënuar, vrasës të gazetarëve.

R. SH. - Vatikan

Vrasjet e punonjësve të mediave janë krime kundër të drejtave të njeriut, sepse  cënojnë liritë themelore dhe minojnë parimet e shtetit të së drejtës. Rreziqe që u njohën në nivelin ndërkombëtar me një Rezolutë të Asamblesë së përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, më 2013, me të cilën u themelua edhe Dita  ndërkombëtare për t’i dhënë fund mosdënimit për krimet e kryera kundër gazetarëve. Realiteti i sotëm na kujton se në çdo 10 krime të kryera kundër tyre, dënohet vetëm një kriminel. Dita e sivjetme e vuri theksin mbi 7 vende: Meksika, Pakistani, Afganistani, Iraku, Jemeni, Somalia e Ukraina. Duke nisur nga 2 nëntori, për 321 ditë me radhë, Federata ndërkombëtare e gazetarëve IFJ, do të çojë përpara fushatën e titulluar #Endimpunity.

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Shtypit italian, Raffaele Lorusso, duke folur në mikrofonin e Radio Vaticana Italia, pohoi se puna e gazetarit është tejet delikate dhe e rrezikshme, posaçërisht kur punonjësit e shtypit shkojnë të hedhin pakëz dritë në skutat e errëta të shteteve të ndryshme, që kanë shumë gjëra  për të fshehur.

Për Raffaele Crocco-n, themelues e drejtor i Atlante, që merret me konfliktet nëpër botë, gazetarët kërcënohen pak a shumë në të gjithë globin e shumë prej tyre humbasin jetën. E jo vetëm në frontet e luftës, por kudo ndjehet nevoja për t’u treguar njerëzve të vërtetën.

Së fundi, gazetarja e “La Repubblica”, Federica Angeli, për shumë kohë e kërcënuar nga mafia e Ostias, sepse denoconte kriminalitetin e organizuar, e shpjegoi kuptimin e rolit që luan gazetari, duke u mbështeur në përvojën e vet, shpesh të ngarkuar me kërcënime nga më të rrezikshmet.

04 nëntor 2018, 15:47