Kërko

2018.08.08 Kirill Patriarca 2018.08.08 Kirill Patriarca 

Tensione ndërmjet ortodoksëve. Mbi çështjen e Ukrainës

Sinodi i Shenjtë i kryesuar nga patriarku ekumenik Bartolomeu në përfundim të punimeve të tij, bënë të njohur një sërë masash që shkojnë vendosmërisht drejt dhënies së autoqefalisë Kishës Ortodokse të Ukrainës. Menjëherë reagimi i Patriarkanës së Moskës.

R.SH. - Vatikan

Rritet mosmarrëveshja ndërmjet Patriarkanës së Moskës dhe asaj të Kostandinopojës mbi çështjen e Ukrainës. Dje, Sinodi i Shenjtë i kryesuar nga patriarku ekumenik Bartolomeu në përfundim të punimeve të tij, bëri  të njohur, përmes një deklarate për shtyp, ku njoftohet për një sërë masash që shkojnë vendosmërisht drejt dhënies së autoqefalisë Kishës Ortodokse të Ukrainës.

Dhe menjëherë pas kësaj erdhi reagimi i Patriarkanës së Moskës, përmes një deklarate të zëdhënësit Vladimir Legoyda: "Akti i paprecedent anti-kanonik i patriarkatit të Kostandinopojës është një përpjekje për të shkatërruar themelet e strukturës kanonike të Kishës Ortodokse".

12 tetor 2018, 17:41