Kërko

2018.09.28 Rosario 2018.09.28 Rosario 

Shenjtorët e javës 7 – 14 tetor

Festa e Zojës Rruzare, festë shumë e përzemërt për besimtarët katolikë shqiptarë. Kujtojmë se në trevat shqiptare ka disa Tempuj që i kushtohet Zojës së Bekuar Rruzare, po përmendim atë në Shkodër Kishën te Arra e Madhe dhe Kishën famullitare në fshatin Bishtazhin të Gjakovës, në Kosovës e në vende tjera.

R.SH. - Vatikan

E diele, 7 tetor, Kisha katolike kremton të Dielën e 27-të gjatë vitit kishtar, e po më 7 tetor bie festa e Zojës Rruzare, festë shumë e përzemërt për besimtarët katolikë shqiptarë. Kujtojmë se në trevat shqiptare ka disa Tempuj që i kushtohet Zojës së Bekuar Rruzare, po përmendim atë në Shkodër Kishën te Arra e Madhe dhe Kishën famullitare në fshatin Bishtazhin të Gjakovës, në Kosovës e në vende tjera.

Po më 7 tetor, kalendari kishtar përkujton edhe shenjtorët Sergjin e Bakun, martirë, shumë të nderuar nga populli shqiptar, të cilëve u kushtohet edhe një nga Kishat më të lashta në Shqipëri. Kisha ndodhet jo larg qytetit të Shkodrës, pranë fshatit Shirq, ku lumi Drin bashkohet me Bunën. Muret e saj kanë nisur të ngrihen në shekullin VI për nderim ndaj dy martirëve, emrat e të cilëve në shqip morën trajtat Shën Shirqi e Shën Bahti.

Të hënën më 8 tetor, kalendari kishtar përkujton shenjtoret Benedikta e Pelageja, virgjëra e martire; shën Feliçin e shën Ugon.

Të martën më 9 tetor, kalendari kishtar përkujton shën Dionisin, ipeshkëv me shokët e tij martirë; shën Gjon Leonardin, meshtar, themelues i Klerikëve Rregulltarë të Nënës së Zotit dhe Shën Abrahamin, patriark. 

Të mërkurën më 10 tetor, kalendari kishtar përkujton shën Paolinin, ipeshkëv i Jorkut dhe e shën Danielit, Samuelit e shokëve të tyre, martirët e parë françeskanë.

Të enjten më 11 tetor, kalendari kishtar përkujton shën Filipin diakon, shën Aleksandër Saulin, ipeshkëv i Pavisë dhe shën Gjonin XXIII, papë.

Të premten më 12 tetor, kalendari kishtar përkujton shën Serafinin nga Montegranaro.

Të shtunën më 13 tetor, kalendari kishtar përkujton shën Romolo-n, e shën Venancin.

Të dielën e ardhshme më 14 tetor, Kisha katolike do të kremtojë të Dielën e 28-të gjatë vitit kishtar, e gjithnjë më 14 tetor, kalendari kishtar përkujton shën Kalistin I, shën Domenikun Lorikato e shën Donacianin.

07 tetor 2018, 15:09