2018-01-31 interno abbazia vetrate 2018-01-31 interno abbazia vetrate 

Shenjtorët e javës 21 -28 tetor

Kriteri i madhështisë e i parisë sipas Zotit, nuk është sundimi, por shërbimi. Këtë të diele bie Dita e 91-të Botërore Misionare me temën “Të rinj për Ungjillin”.

R.SH. - Vatikan

E diel, 21 tetorKisha katolike kremton të Dielën e 29-të gjatë vitit kishtar, e gjithnjë më 21 tetor, kalendari kishtar përkujton shën Kornelin, shën Orsolinën, shën Çeçilen e shën Gasprin nga Bufalo. 

Po këtë të diele bie Dita e 92-të Botërore Misionare me temën “Të rinj për Ungjillin”.  Liturgjia pohon: me dashurinë e Zotit është plot toka. Paqja që Jezusi sjell mbi dhe nuk është thjesht mungesë lufte, por kërkon t’i pranojmë dallimet e kundërshtitë për t’i pëlqyer Zotit, më shumë se sa njerëzve.

Të hënën më 22 tetor, kalendari liturgjik përkujton Papën shën Gjon Palin II, shën Donatin nga Fiezole, e shën Dun Skotin. 

Të martën më 23 tetor, kalendari kishtar përkujton shën Gjon Kapestranin e shën Severino Boezio-n. 

Të mërkurën më 24 tetor, kalendari kishtar përkujton  shën Luigj Guanelën e shën Antonio-n Maria Klaret. 

Të enjten më 25 tetor, kalendari kishtar përkujton shën Gaudencin, shën Krizantin, shën Darion, martir të shekulli III, dhe të Lumin Karlo Gnocchin.

Të premten më 26 tetor, kalendari kishtar përkujton shën Dhimitrin, martir, dhe shenjtorët Luçianin e Marçanin.

Të shtunën më 27 tetor, kalendari kishtar përkujton shën Evaristin papë dhe shën Frumencin, apostull i Etiopisë.

Të dielën e ardhshme më 28 tetor, Kisha katolike do të kremtojë të Dielën e 30-të gjatë vitit kishtar, sipas kalendarit kishtar përkujton shenjtorët Simonin e Juda Tadeun, Apostuj.

21 tetor 2018, 15:41