Kërko

Benediktinën në qytetin italian Norcia goditur nga tërmeti Benediktinën në qytetin italian Norcia goditur nga tërmeti 

‘Qëllimi i njeriut’, sipas një urate të moçme

QELLIMI I NJERIUT: Kujto mirë, o njeri i shkretë,/ Pse t’ka falë Zotynë n’kët jetë:/ Nuk t’ka dhanë me ngranë, me pi/ Sikur t’ishe nji bag’ti;/ As për g’zim as m’u madhnue,/ Se ma aspak për me m’katnue./ Zotynë ty te ka krijue/ Vetëm shpirtin me e shelbue.

R.SH. - Vatikan

Këto po biem një lutje të Moçme në formë vjershe, që kaherë populli shqiptar e ka ruajtur dhe sot e kësaj dite përdoret me kënaqësi e u transmetohet breznive të reja. Këto uratë përmbajnë të vërteta feje e jete.

QELLIMI I NJERIUT

Kujto mirë, o njeri i shkretë,

Pse t’ka falë Zotynë n’kët jetë:

Nuk t’ka dhanë me ngranë, me pi

Sikur t’ishe nji bag’ti;

As për g’zim as m’u madhnue,

Se ma aspak për me m’katnue.

Zotynë ty te ka krijue

Vetëm shpirtin me e shelbue.

Asht e zezë, e shkurtë kjo jetë

E kalon e bjen si fletë.

T’mirat k’tu me t’shpejt po tresin.

Jeta tjetër do t’na presin:

Jeta tjetër feja thot’:

Krejt e lume o e zezë për mot.

N’kjoshim t’lum s’mbaron gëzimi

N’kjoshim t’ mjerë s’mbaron denimi.

Pra, k’shtu Krishti, kur na msote

Me shum dije ne na thote:

“Me mb’rrijtë njeri me fitue

Sa ç’ka jeta t’mirë me g’zue,

S’asht dobi, por dam i mjerë

N’kje se shpirtin për to bjerrë”.

Pra, për n’daç, o v’lla, me p’shtue,

Largou veprave s’mallkue,

Lene mkatin, nuk do t’dnohesh,

Mbaj Urdhnimet, e do t’shelbohesh.

30 tetor 2018, 13:04