Versioni Beta

Cerca

Vatican News
Presidenti Shqipërisë Meta me Kardinalin Ernest Simoni Troshani Presidenti Shqipërisë Meta me Kardinalin Ernest Simoni Troshani 

Presidenti Shqipërisë Meta i uron 90-vjetorin e lindjes Kardinalit Ernest Simoni Troshani

Meta: E falënderojmë Zotin, që je mes nesh, si dëshmitar i gjallë i kalvarit të vuajtjeve të klerit shqiptar nën diktaturën totalitare.. Ti për ne je si bariu, që me fjalët dhe veprat, vijon ende të na inkurajosh dhe frymëzosh për të ecur gjithmonë drejt udhës së vlerave shpirtërore, kishtare, njerëzore e kombëtare..

R.SH. - Vatikan

Presidenti Shqipërisë, Ilir Meta i uron sot 90-vjetorin e lindjes Kardinalit shqiptar Ernest Simoni Troshani, me fjalë kuptimplotë për të kaluarën e afërt e për sot, duke kujtuar, me këtë rast, kalvarin e vuajtjeve, qëndresën dhe dëshminë e të gjithë klerit shqiptar nën diktaturën komuniste.

Ti për ne je si bariu, që me fjalët dhe veprat, vijon ende të na inkurajosh dhe frymëzosh për të ecur gjithmonë drejt udhës së vlerave shpirtërore, kishtare, njerëzore e kombëtare.. E falënderojmë Zotin, që je mes nesh, si dëshmitar i gjallë i kalvarit të vuajtjeve të klerit shqiptar nën diktaturën totalitare” shkruan mes tjerash në mesazhin e urimit Presidenti Meta.

Ja urimi i 90-vjetorit të lindjes Kardinalit Ernes Simoni Troshani nga Presidentit Ilir Meta

“Me rastin e 90-vjetorit të lindjes, i shpreh urimet më të përzemërta Kardinal Ernest Simoni Troshani, simbolit të rezistencës dhe përkushtimit të pashembullt ndaj vlerave njerëzore dhe idealeve kombëtare.

Jetë të gjatë Kardinali ynë, me plot shëndet e mbarësi!
E falënderojmë Zotin, që je mes nesh, si dëshmitar i gjallë i kalvarit të vuajtjeve të klerit shqiptar nën diktaturën totalitare.

Ti për ne je si bariu, që me fjalët dhe veprat, vijon ende të na inkurajosh dhe frymëzosh për të ecur gjithmonë drejt udhës së vlerave shpirtërore, kishtare, njerëzore e kombëtare, për të cilat flijuan jetën shumë klerikë e shqiptarë të ndershëm.
Zoti të bekoftë Ty dhe veprën tënde të përjetshme, për gjithçka i ke dhënë kombit dhe Kishës!”

18 tetor 2018, 12:42