2018.08.08 Bartolomeo I Patriarca 2018.08.08 Bartolomeo I Patriarca 

Patriarkana Ekumenike i jep autoqefalinё Kishës së Ukrainës

Patriarku Ekumenik i Kostandinopojës Bartolomeu I jep autoqefalinë Kishës Ortodokse të Ukrainës duke kërkuar që procesi tё zhvillohet pa akte dhune dhe hakmarrje. Moska e quan akt të paligjshëm.

R.SH. - Vatikan

Patriarkana Ekumenike e Kostandinopojës i thotë po dhënies së autoqefalisë (pavarësisë) së Kishës Ortodokse të Ukrainës. Vendimi u mor nga Sinodi i Shenjtë, kryesuar nga Patriarku Ekumenik Bartolomeu, i cili u mblodh nga data 9 deri më 11 tetor. Njoftimi u dha mbrëmë përmes një deklarate në përfundim të Sinodit të Shenjtë.

Moska reagon ashpër, e flet për "një vendim të paligjshëm e katastrofik e për të gjithë botën ortodokse", me pasoja të rënda.

Presidenti ukrainas Petro Poroshenko, nga ana tij, gëzohet: drita e gjelbër e Kostandinopojës "më në fund ka shpërndarë iluzionet perandorake dhe fantazitë shoviniste të Moskës".

Pra, Patriarku Ekumenik i Kostandinopojës, Bartolomeu I i jep autoqefalinë Kishës Ortodokse të Ukrainës, duke kërkuar që procesi tё zhvillohet pa akte dhune dhe hakmarrje.  Vendimi është marrë, në selinë e Patriarkatit të Kostandinopojës, në përfundim të punimeve të Sinodit, kryesuar nga Patriarku Ekumenik Bartholomeo I, gjatë së cilit u shqyrtua çështja e dhënies së autoqefalisë Kishës Ortodokse ukrainase, në saje të kërkesës së paraqitur prillin e kaluar nga autoritetet e vendit.

“Sinodi i Shenjtë e diskutoi gjerësisht e në mënyrë të veçantë çështjen kishtare tё Ukrainës”, në praninë e Kryepeshkopit Daniel Pamphilion dhe tё Peshkopit Ilarionit Edmonton, ezarkё patriarkal të Ukrainës, dhe dekretoi " ripërtëritjen e vendimit të marrë, që do thotë se Patriarkana Ekumenike mund të procedoj nё dhёnien e autoqefalisё Kishës Ortodokse të Ukrainës".

“Si pasoj, lexohet nё një njoftim të Sinodit të Shenjtë, u vendos që të "revokohet detyrimi ligjor i Letrës Sinodale të vitit 1686, lëshuar për rrethana tё epokёs", kur i qe dhёnё "e drejta Patriarkut të Moskës për të shuguruar (dorёzuar) Metropolitin e Kievit "," duke shpallur dhe ripohuar varësinë e saj kanonike nga Kisha Nënë e Kostandinopojës".  

Sinodi i Shenjtë  i Kostandinopojës u banë thirrje " të gjitha palëve tё përfshira, t’i shmangen përvetësimit tё kishave, manastireve dhe pronave tjera, si dhe të shmanget çdo akt dhune ose hakmarrje, në mënyrë që paqja dhe dashuria e Krishtit të mund tё mbizotërojnë".

Reagimi i Kishës Ortokdose Ruse ndaj vendimit të Kostandinopojës tejet i ashpër. Kreu i Departamentit të Patriarkanës së Moskës për Marrëdhëniet e Jashtme, Metropoliti Hilarion u tha gazetarëve se përgjigjja e Patriarkanës së Moskës ndaj këtij "akti të paligjshëm të patriarkut të Kostandinopojës" do të jepet në një mbledhje të Sinodit të Shenjtë në Minsk më 15 tetor. Sipas njoftimeve të agjencisë ruse Interfax, metropoliti gjithashtu e komentoi njoftimin e bërë dje nga Sinodi i Shenjtë i Kostandinopojës.

"Ky vendim - tha Hilarion - ishte i parashikueshëm. Gjithë logjika pas veprimeve të Kostandinopojës që nga prilli që çoi deri në këtë pikë tregon se: kanunet e Kishës u shkelën, uniteti brenda botës ortodokse është trazuar, pushtimi i Patriarkanës së Kostandinopojës në kufijtë kanonikë të Kisha Ruse është formalizuar " .

Sipas Patriarkanës së Moskës, bashkimi i metropolisë së Kievit me Kishën Ruse në vitin 1686 nuk ishte një vendim me karakter të përkohshëm siç pretendohet nga Kostandinopoja. Çështja e një Kishe Ortodokse autonome lokale është ndezur me pavarësinë e Ukrainës që u arrit në vitin 1991.

12 tetor 2018, 10:03