Versioni Beta

Cerca

Vatican News
2018.10.08 Asia Bibi 2018.10.08 Asia Bibi 

Pakistan: lirohet nga burgu Asia Bibi

Gjykata e lartë e Pakistanit e liroi sot nga burgu gruan e krishterë, pandehur për blasfemi, dënuar me vdekje më 2010. Gëzim i madh në gjirin e familjes, ndërsa nuk përjashtohet mundësia e raprezaljeve të reja nga ana e integralistëve islamikë, kundër të krishterëve. Forcat e rendit ruajnë vendet më të rëndësishme të kultit të krishterë.

R. SH. - Vatikan

Asia Bibi fitoi pafajsinë. Sot, në orën 09.20 të mëngjesit (05.20 në Evropë) Gjykata e lartë e Pakistanit e deklaroi të pafajshme gruan e krishterë, arrestuar në vitin 2009 e dënuar me vdekje më 2010 për blasfemi, duke dhënë urdhër të lirohet menjëherë. “Jemi të lumtur, Zoti i dëgjoi lutjet e Asias dhe të gjithë atyre që qenë gjithnjë pranë saj. Sot është një ditë e mrekullueshme, që nuk do ta harrojmë për gjithë jetën. Drejtësia ngadhënjeu e një e grua e pafajshme më në fund është e lirë” - ky komenti, në Vatican Insider, i Joseph Nadeem, burrit që i siguroi  gjatë gjithë këtyre viteve strehë e shkollë familjarëve të Asia Bibit, falë mbështetjes së Fondacionit për Edukimin.

Gruaja qe arrestuar më 2009 nga policia e fshatit të saj Ittanwali, në provincën e Penxhabit, pasi u padit nga disa gra myslimane për blasfemi kundër Profetit Muhamet, gjatë një  bisede me to.

Frikë nga raprezaljet e mundshme të integralistëve islamikë kundër të krishterëve

Aktivistët e mbrojtjes të të drejtave të njeriut dhe bashkësia e krishterë e pritën me gëzim të madh vendimin përfundimtar të Gjykatës së lartë. Por Islamabadi është në gjendje të lartë alarmi. Më se treqind policë po ruajnë pallatin e Gjykatës së lartë, ndërsa njësi ushtarake, ndërtesat e tjera institucionale. Ndërkaq partia islamiste po organizon një protestë kombëtare kundër lirimit të gruas. Forcat e rendit po ruajnë edhe vendet e kultit të krishterë, kryesisht katedralet, nga rreziku i mundshëm i masakrave antikristiane, si ato që patën ndodhur në Gojra, më 2009.

Situatë e nderë, por edhe falënderim  Zotit

 Situata është e nderë - pohon kreu i kolegjit mbrojtjes të gruas, avokati Saif ul-Malook - por sot nuk mund të mos e falënderojmë Zotin  për këtë çast historik në të cilin Asia Bibi, pas nëntë vjet e gjysën burgimi, rifitoi lirinë. Me të, fitoi edhe drejtësia!

 

31 tetor 2018, 08:49