Kërko

Motra rregulltare  misionare afrikane Motra rregulltare misionare afrikane  

Nigeri: janë rrëmbyer pesë murgesha të misionareve të Martës dhe Marisë, dy janë plagosur

Banditët qëlluan me armë zjarri për ta ndalur makinën e murgeshave dhe nga plumbat e armëve dy murgesha u goditën në këmbë. Pastaj banditët u larguan duke marrë me vete pesë rregulltaret.

R.SH. - Vatikan

Pesë motra rregulltare të Misionarëve të Martës dhe të Marisë, të urdhrit të dioqezës së Issele-Uku, u rrëmbyen këtyre ditëve në shtetin e Delta-s në Nigerinë juglindore. Sipas agjencisë vatikanase së lajmeve Fides, më 25 tetorin e kaluar, disa njerëz të armatosur e ndaluan automjetin e murgeshave që po ktheheshin nga një funeral në Agbor, 25 milje në perëndim të Issele-Uku.

Banditët qëlluan me armë zjarri për ta ndalur makinën e murgeshave dhe nga plumbat e armëve dy murgesha u goditën në këmbë. Pastaj banditët u larguan duke marrë me vete pesë rregulltaret. Rrëmbimi i murgeshave është vetëm ngjarja e fundit e një seri incidentesh të ngjashme që prej kohësh po verifikohen në shtetin Delta dhe në zona tjera të Nigerisë juglindore.

31 tetor 2018, 12:32